Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vjet burg drejtuesin e motorit që u përplas teksa udhëtonte së bashku me Atjon Zhitin (djali i vetëm i shkrimtarit Visar Zhiti), duke i shkaktuar atij vdekjen. Më 20 dhjetor 2014 mjeti i drejtuar nga Serxho Martiniani u përplas në autostradën Tiranë – Durrës.
Martiniani u plagos dhe ka mbetur i paralizuar në gjymtyrët e poshtme. Gjykata e shpalli atë si fajtor për aksidentin, për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti ndodhi në një pjesë të autostradës, në hyrje të saj, ku korsitë ngushtoheshin si pasojë e punimeve. Por sipas ekspertëve rrugorë, mjeti ka qenë duke udhëtuar me 160 km/h.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com