20-vjeçari Andrea Memollari që shkaktoi aksidentin tragjik me pasojë vdekjen e sportistes Dhurata Prifti në kryqëzimin e rrugës "Jordan Misja" në Unazë, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit duke rrëzuar kërkesën e të riut për lirim dhe hetimin e tij me një masë sigurie më të butë.
Memollari u prangos pasditen e 16 qershorit nga policia e Tiranës me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe të aksidentit me pasojë vdekjen e nënës së dy fëmijëve.
E njëjta masë sigurie arrest me burg për Memollarin u dha dhe nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com