DURRËS- 37-vjeçari Sh.Sh. është vënë në prangat e policisë për shkak se mbrëmjen e së premtes, në autostradën Tiranë-Durrës, aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin A.Xh. banues në Durrës.

Mësohet se 37-vjeçari nga Sukthi ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Fiat”, kur aksidentoi këmbësorin 65-vjeçar.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën pranë mbikalimit të Shkozetit kur është goditur nga makina, ku më pas ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme .