Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Pogradec, arrestohet sot pasagjeri që fshehu ngjarjen

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Pogradec, arrestohet sot pasagjeri që fshehu ngjarjen

Foto Ilustruese

Një  aksident ka ka ndodhur pasditen e djeshme me pasojë vdekjen në qytetin e Pogradecit, autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes, por është bërë identifikimi dhe kapjen e pasagjerit, Ervin Seitllari, 40 vjeç, banues në Pogradec. U shpallën në kërkim shtetasi K.M, 28 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras.

Pasi në unazën e qytetit të Pogradecit, shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Polo” me targë AA718SN, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin J.S, 83 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë.

Pasagjerë në këtë mjet kanë qenë shtetasi Ervin Seitllari dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras, të cilët nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë kontrollit të mjetit të lartpërmendur, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e kësaj shtetaseje, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona