Aksidentoi me vdekje sportisten Dhurata Prifti e më pas u largua nga vendi i aksidentit dënohet me 6 vite burg Andrea Manellari.

Vendimi për Manellarin është dhënë këtë të martë ndërsa në pretencën e saj Prokuroria e Tiranës kërkoi 10 vite burgim.

Ulja në 6 vite për Manellarin u bë për shkak se ai përfitoi më parë gjykim të shkurtuar duke pranuar autorësinë e krimit dhe duke shfaqur pendesë për pasojat e shkaktuar familjes Prifti.

Ndërsa pas këtij vendimi ku gjykata gjeti fajtorë Manellarin avokatja e familjes Prifti bënë me dije se do të kërkojë dëmshpërblim monetar me një padi civile në Gjykatën e Tiranës.

Manellari u prangos pasditen e 16 qershorit 2016 nga Policia e Tiranës me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe të aksidentit me pasojë vdekjen e nënës së dy fëmijëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com