Policia e Durrësit ka arrestuar 23-vjeçarin i cili aksidentoi pasditen e djeshme me makinë për vdekje një 81-vjeçar në aksin rrugor Shkozet–Plepa.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin;

-S. N., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dje  në orën 19:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, përplasi shtetasin D. T., 81 vjeç, ku për pasojë ndërroi jetë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.