Aksidentuan për vdekje gardianët
pranga drejtuesve të automjeteve

Policia e Korçës ka prangosur sot dy drejtuesit e automjeteve të cilët kanë shkaktuar aksidentin automobilistik të një dite më parë ku humbën jetën dy efektivë të burgut të Drenovës.
 
Siç raporton policia e qytetit jug-lindor, në pranga kanë rënë N.A, 54-vjeç, dhe Neki Taipi, 22-vjeç,pasi, dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar përkatësisht mjetin autoveturë tip “Skoda”, me targë AA 251 FX dhe mjetin furgon tip “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin ku për pasojë kanë gjetur vdekjen: F.I, 53 vjeç dhe A.B, 54-vjeç,  të dy pasagjerë në mjetin me targa AA 251 FX.
 
Nga ky aksident kanë pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit tip “Skoda” N.A  dhe L.K, 48-vjeç, pasagjer në të njëjtin mjet, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.
 
Aksidenti i djeshëm ndodhi në mesditë kur efektivët e burgut të Drenovës po ktheheshin nga ceremonia mortore e kolegut të tyre në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Policia:
Në vijim të informacionit paraprak datë 19.10.2016, i cili bën fjalë për një aksident rrugor ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ju bëjmë me dije se :
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
N.A, 54 vjeç, banues në Pogradec dhe
Neki Taipi, 22 vjeç, banues në fshatin Dvoran.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar përkatësisht mjetin autoveturë tip “Skoda”, me targë AA 251 FX dhe mjetin furgon tip “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit : F.I, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasi A.B, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të dy pasagjerë në mjetin me targa AA 251 FX.
Gjithashtu kanë pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit tip “Skoda” shtetasi N.A  dhe shtetasi L.K, 48 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në të njëjtin mjet, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i kodit Penal.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!