Aksion i fundvitit, qeveria dërgon
ministrat tek njerëzit në nevojë

Aksion i fundvitit, qeveria dërgon<br />ministrat tek njerëzit në nevojë
Kjo e hënë i ka gjetur ministrta e kabinetit qeveritar së bashku me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin nëpër rrethe. Në këtë prag fundviti ministrat kishin zgjedhur të dilnin jashte Tiranës për t’u gjendur pranë njerëzve në nevojë si dhe për të përcjellë mesazhin se askush prej tyre, nuk është vetëm në gëzimin e pragfestave.

Ndërsa kryeministri Edi Rama përcolli urimet e tij për festat nga Qendra e Zhvillimit në Durrës, e cila i përkushton shërbimin e saj fëmijëve me aftësi të kufizuara, i shoqeruar pranishëm nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, zëvendëskryeministri Peleshi ishte në Korçë, mes vogëlusheve të Shtëpinë e Foshnjës në këtë qytet.

rama ne dr me pak

klosi ne dr me pak

Po në Korçë ishte edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, ku përcolli urimet dhe dhuratat e Institucionit që drejton në Qendrën ditore për Personat me aftësi të Kufizuar në këtë qytet.

koka
(Ministri Koka në Korçë)

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë Haki Çako dhe pjesëtarë të stafit të ministrisë kujtuan, policët e rënë në krye të detyrës, teksa zhvilluan një aktivitet me fëmijët e tyre, në një prej resorteve të kryeqytetit.
ceremonia tahirit
(Ministri Tahiri në ceremoninë me fëmijët e policëve të rënë) 

Shtëpia e të moshuarve në Fier mirëpriti Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e cila u takua me të moshuarit dhe i uroi atyre një vit të mbarë dhe të gëzuar, në institucionin që përkujdeset për ta, me përkushtim dhe dashuri.

Ministri i Shtetit për çështjet vendore uroi  në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Po ashtu ne Vlore ishte dhe Ministrja Felaj, në Qendrën Zhvillimore për Fëmijë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte në Shkodër, në shtëpinë e të moshuarve.

Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, uruan dhe shpërdanë dhuratat në qendrën e kujdesit social në fshatin SOS.

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, ishte mes të moshuarve në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.  Ndërsa shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë mirëpriti kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Të gjitha aktivitetet u zhvilluan në të njëjtën kohë në të gjitha qendrat e kujdesit social.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën