Prefektura e Korçës, në bashkëpunim me institucionet e tjera vendore, prej dy ditësh ka nisur një aksion që synon largimin e tregtarëve ambulantë përgjatë aksit Korçë–Pogradec, duke e konsideruar praninë e tyre si burim të mundshëm aksidentesh.
Edhe pas largimit, tregtarët janë rikthyer sërish në vendet e tyre të shitjes, çfarë solli përsëri ndërhyrjen e Policisë Bashkiake për t’i larguar, në zbatim të vendimit të Prefekturës.
Aksioni i prefekturës ka shkaktuar reagime nga ana e tregtarëve, të cilët e shohin këtë ndërhyrje si kërcënim për mbijetesën e tyre.
“Unë po shes mallin tim. Jam veti i gjashtë. Me çfarë do rroj unë. Djali pa punë, gruaja pa punë, nusja pa punë. Çfarë do ha unë”, u shpreh Muharrem Shkëmbi.
“Erdhi prefektja, e shoqëruar nga Policia Bashkiake dhe ajo Rrugore. Të gjitha policitë. Edhe ne i thamë ‘pse të na heqësh fare, na largo 6 metra’. Jo tha, ‘nuk do shitet më anës xhadesë’. ‘Pse?’ i thamë ne. ‘Është burim aksidenti’ na tha. ‘Është atje, jo atje’ i thashë”, u shpreh Gurie Shkëmbi.
Ndërkohë, Prefektura bën të ditur se aksioni u ndërmor me qëllim parandalimin e aksidenteve në një aks të rëndësishëm nacional, ku ndalesat e papritura dhe prania e shitësve pranë rrugës konsiderohen faktor rreziku.
Përkundër këtij fakti, ajo që ende nuk dihet është mënyra se si do të tregtojnë në vijim prodhimet e tyre shitësit ambulantë, të cilët deri më tani kanë siguruar jetesën përmes kësaj veprimtarie.
Komente











Ata jane tregetare të mirefillte, nuk janë fermerë që shesin prodhimet e tyre. Nuk paguajne asnje detyrim dhe nuk kanë as kushtin me minimal higjenosanitar. Dhe Po, janë vertet burim aksidenti. Nuk e kuptojnë që dhe ata vetë janë të rrezikuar nga mjetet që kalojne pa pushim në rrugë.
PërgjigjuSi gjithe bota te ofroj njeri token aty e te mblidhen te gjithe aty te kete hyrje dalje ne rrugen kryesore edhe te shesin. 3 her desh na kan perplas per 1 kg qepe aty ne ate rruge... e frikshme shum. Te gjithe bashke bashkija ti grumbulloj ne nje toke te kete hyrje dalje edhe ti bej nga te dyja anet e rruges nga nje vend te vijne e te blejne e te shesin te gjithe. Jo aty ne mes te rruges si Kabul. Heret u kujtuan ne Korce bashkia per masa. Vjen un e shkreta me vonese situata. Ka ngec koha degjonin akoma Andi Shkozen...