Numri i përdoruesve gjithmonë e më shumë rritet, duam nga bashkia një ligj për të drejtat, mbrojtjen dhe sigurimin e kurimit në këtë qendër”. Genci Muçollari, prej shtatë vitesh drejton Shoqatën “Aksion Plus”, në një ndërtesë dykatëshe pas selisë së Ambasadës Amerikanë në Tiranë.

Duke qenë se është një shoqatë jo fitim-prurëse ajo po lufton që në çdo moment të ekzistojë ekonomikisht dhe të ketë një staf mjekësh më të madh. “Kemi donatorë të huaj më së shumti si UNICEF dhe nuk mund të përjashtoj bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, me AMSHC dhe me studentë të Punës Sociale, por ne po mundohemi dhe kemi vite që e bëjmë këtë, që të kemi një përqindje të buxhetit vjetor nga Bashkia”- thotë Genci Muçollari. Ata nuk kanë mundur që të kenë mbështetjen këtë mbështetje ekonomike. “Që në fillimet tona, në ndërtimin e kësaj ndërtese kemi kërkuar ndihmë nga ana e Bashkisë, por nuk e kemi pasur. Nuk e kërkuam në vlerë monetare, por që të na kompletonin të paktën me pajisje, orendi të ndryshme, të cilat ishin të nevojshme për këtë qendër. Kjo qendër ka vite që e ofron këtë ndihmë dhe numri i përdoruesve sa vjen e rritet, ndërkohë që ne disponojmë një staf të vogël”- vazhdon ai.

 Sipas drejtorit të kësaj qendre, aty kurohen persona që kanë një 10 vjeçarësh të plotë të përdorimit të drogës dhe vetëm 160 persona janë në Tiranë.” Në këtë qendër ka nga të gjitha grup-moshat,nesë hedhim një vështrim ato fillojnë që nga mosha 13-14 vjeç. Më të rrezikuarit në marrjen e drogës janë romët dhe egjiptianët pasi e marrin atë duke mos pasur informacion dhe në kushte higjenike jo të përshtatshme, në rrugë, poshtë urave, përdorin shiringa të përdorura më parë, ose të shokëve të tyre. Në kushte të tilla ku mund të përfitojnë edhe sëmundje lehtësisht të transmetueshme”- shprehet Genci Muçollari, drejtori i “Aksion Plus”.
(sg/shqiptarja.com)