Aksion rrugor në Elbasan, arrestohen 5 shoferë, drejtonin mjetin pa patentë/VIDEO

Policia Rrugore e Elbasanit ka marrë një aksion për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë aksionit janë ndaluar 4 persona si dhe janë ndëshkuar me dhjetëra qytetarë të tjerë që drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt. 

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore masa të shtuara në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore. Kontrolle të pandërprera në të gjitha akset rrugore, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata që drejtojnë mejtet dhe motomjetet pa Leje Drejtimi, me shpejtësi tej normave të lejura, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Gjatë orëve të fundit Policia Rrugore e Elbasanit ka evidentuar, proceduar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh nga të cilët: Arrestuar në flagrancë 4 drejtues motomjetesh dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy minorenë për drejtim mjeti dhe motomjeti pa Leje Drejtimi .

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'