Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka prezantuar faqen e re zyrtare të internetit, ku përfshihet edhe rubrika “Kalendari i Kujtesës në Dokumente Arkivore”.

Kalendari funksionon duke ndjekur përvjetorë historikë dhe duke i shoqëruar me dokumente autentike nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Çdo datë sjell një dokument konkret që ndriçon ngjarje, figura apo mekanizma të diktaturës komuniste.

Qëllimi i tij është ta kthejë kujtesën historike në një proces të vazhdueshëm reflektimi dhe të ndihmojë shoqërinë të kuptojë se si pushteti totalitar vepronte përmes praktikave të përditshme dhe gjuhës burokratike