Aksion si në filma! 45-vjeçari në Shkodër denoncon se një makinë po e ndiqte, momenti kur një ‘ushtri’ policësh bllokojnë autorët! Iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli

SHKODËR- Një ngjarje kriminale është parandaluar fatmirësisht në kohë nga uniformat blu në Shkodër. Një 45-vjeçar banues në Mjedë, prej pak ditësh kishte kuptuar se persona të panjohur me një makinë tip “Golf” e zezë po e ndiqnin “hap pas hapi” dhe vendosi që të bënte denoncimin në Polici.

Në videon që sjell Report Tv, është momenti i aksionit kur një “ushtri” policësh kanë ndalur mjetin tip “Golf” dhe kanë bërë të mundur ndalim e 3 personave. Ajo që u  zbulua nga kontrolli i mjetit ishin tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë, që thellon dyshimet se do të kryenin një ngjarje kriminale. Ndërkohë, në banesën e një prej të ndaluarve Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë u gjetën dy armë zjarri gjysmë automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Për këtë arsye, atij iu vunë prangat për akuzën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë,   të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Deri më tani është e paqartë se çfarë lidhje ka 45- vjeçari me inicialet A.T,  që bëri denoncimin dhe personat e ndaluar nga policia. Më të paqarta janë edhe motivet.

Njoftimi i plotë i Policisë
Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë.

Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, lëndë djegëse benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një sulm të mundshëm ndaj një personi, falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale, bënë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.

Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër , ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”. Shkodër, denoncoi se e ndiqnin disa të panjohur, 1 arrestuar dhe 2 nën hetim! Në makinë iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli

"Strukturat hetimore dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit  të dyshuar,  në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë  Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë,   të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë intensivisht punën për zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materjalet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë  Shkodër për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve