5 orë ndjekje si në filma e gomones së fuqishme në Vlorë, gjendet e braktisur tek ura e Mifolit! Identifikohen 2 trafikantët shqiptarë, 120 policë në ndjekje të tyre

Aksioni për kapjen e gomones 11 metra të gjatë dhe me tre motorë super të fuqishëm me 250 kuaj fuqi secili ka nisur që në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se policia kufitare ka pikasur gomonen dhe menjëherë ka nisur operacionin dhe ndjekjen e saj pa rënë në sy. Policia shqiptare ka njoftuar dhe autoritetet italiane, të cilat u bënë pjesë e operacionit që në fakt i ngjante një skene në filma, ku për 5 orë kanë qenë në ndjekje dhe bëri që të ngrihej në këmbë e gjithë policia shqiptare atje, por edhe forcat italiane.

Gomonia është gjetur e braktisur tek ura e Mifolit nga policia, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy trafikantët shqiptarë janë identifikuar, por kanë arritur të largohen, ndërsa policia është ende në kërkim për kapjen e tyre. Report Tv ka siguruar foton e gomones së përdorur nga trafikantët, në të cilën nuk është gjetur drogë dhe mendohet se është hedhur në det gjatë ndjekjes.

Gjatë operacionit janë angazhuar 120 efektivë të policisë, shumica shqiptarë, por dhe italianë.

Gomonia e braktisur në urën e Mifolit

Para se të gjendej e braktisur gomonia ka shkuar deri në Otranto, aty ku i ka humbur për pak çaste Guarda di Finanza-s, skafit ndjekës dhe patrullës shqiptare. Në ndjekje të gomones ishin vënë Guarda di Finanza, policia kufitare, forcat delta, rojet bregdetare, dronë dhe një helikopter.

Burime bëjnë me dije se efektivë të Guarda di Finanza prej kohësh kishin vënë në monitorim gomonen në fjalë, ndërsa qëllimisht është lënë të bëj transportin deri në brigjet e Italisë para se të kthehej në Vlorë dhe më konkretisht në ishullin e Sazanit. Gjatë ndjekjes, gomonia ka përshkruar vijën bregdetare deri në Durrës, ndërsa më pas ka përfunduar e braktisur tek Ura e Mifolit.

Helikopteri duke ndjekur gomonen

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Detaje të reja nga operacioni në Vlorë/ Gomonia me motor mjaft të fuqishëm gjendet e braktisur tek ura e Mifolit, identifikohen 2 trafikantët

1594912538_GOMONE.jpg

Gomonia e kapur tek Ura e Mifolit

Report Tv zbardh detaje nga operacioni për kapjen e trafikantëve të nisur nga brigjet e Vlorës. Mëngjesin e sotëm në orën 3:30 policia kufitare ka pikasur gomonen dhe ka nisur operacionin. Policia kufitare ka njoftuar edhe autoritetet italiane të cilat janë bërë pjesë e operacionit. Identifikohen dy trafikantet shqiptar, vazhdon operacioni për kapjen e tyre. Nga hetimet paraprake droga është hedhur në det. ReportTv siguron foton  e gomones me tre motor nga 250 kë secili në total 750 kë, një gomone mjaft e fuqishme, më shumë se skafet shqiptare apo ato të Guardia di Finanza. Gomonia është kpaur tek ura e Mifolit.

Ne.k./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po e menaxhon siç duhet qeveria pandeminë e COVID-19?

Komento

Komente

  • Liu: 16/07/2020 21:10

    Faji eshte I shtetit qe nuk duhet te lejoje te futen ne shqiperi motora te tidhe qe kane huqi motorike mete madhe se ato te policise se shtetit te bohet ligj.

    Përgjigju
  • EKSPERTËT: 16/07/2020 17:54

    O EKSPERT TË RALL SHQIPPTAR PSE FLISNI VETËM BUDALLALLËQE PA FUND. PO MIR POLICIA SHQIPTARE E PA AFT PO POLICIA ITALJANE QË KA PROVOJ 60 - 70 VJEÇARE PSE SI KAPI SE ISHTE DHE AJO NË LOJ. PPRA MOS JA FUSNI PORDHËS. 750 KUJ FUQI MOTOSKAFI FLYTYRON MË SHUM RI NË AJËR SE SA NË DET. MERE ME MËND SE KAPP DOT POLICIA ITALJANE QË I KA MOTOSKAFËT MODERN E SHUM TË FUQISHËM. E TI KAPI EDI RAMA ME ÇFAR TI KAPI EDI RAMA ME NOC ROKUN. SHQIPPRIA ËSHTË SHTETI MË I VARFËR I EUROPËS APO DHE PËR KTË E KA FA7JN EDI RAMA QË SHQIPPRIA ËSHTË KAQ E VARFËR. FAJIN E KA KJO RINI QË JU KA HIK TRURI QË DUAN MAKINA LLUKSOZE VILA PUSHIME PRALL E PA PUNUAR. E PASTAJ KAPIN SAPUNIN. AI QË DO TË PUNOI E NXJER NGA DHEU. DEMBELI NXJER 500 JUSTIFIKIME.

    Përgjigju
    • Detari vlore: 16/07/2020 22:02

      Ke shkruar fiks realitetin,por kujt i thua.., dhijareve qe se kane iden fare te mjetit,apo atyre qe rrine me nje kafe nga mengjezi deri ne darke dhe u duket vetja te zgjuar duke dhene opinione qe te hapin barkun..

  • Pepinot: 16/07/2020 16:16

    E pra e shikoni se nuk kishit pa gjo fare hahaha o Zot shtet mo i paafte e mo rroskop ska per te pas naiher Albania ... ku eshte ajo shoqa e komandantit te legjonit te batalionit te aqif kapertonit hahahaha

    Përgjigju
  • Turpi: 16/07/2020 14:13

    Turpi ska anë e krye ne vendin tone. Alamet aksioni, gjithe shteti ne kembe e si perfundim aksioni perfundoi.....po si perfundoi.....droge SKA, skafiste arrestuar SKA....qindra forca policore me terren me lleshin ne krye qe i ndjek nga zyra. Shkoni zhdukuni se jeni katandisur turp e faqja zeze...KJO PRA ESHTE LIDHJA KRIMIT ME POLITIKEN SE PADRINOT JANE ME KOLLARE NE 40 GRADE CELSIUS DUKE FRESKUAR RESORTEVE, POLICET BIJTE E NENAVE ZHURITEN NE VAPE.

    Përgjigju
    • Turpi: 16/07/2020 15:01

      Ahahahahhahaah pikes i ke rene, por edhe skafistet bije nenash jane, e perpiqen per familjet e tyre. Pislleku jane banditet me kollare neper resorte. Ata jane koka e krimit.

    • Skafistet: 16/07/2020 14:49

      Trimat nuk dorezohen po luftojn deri ne fund..policia doli per ekskursion se nuk i ngjiten dot malit se jan nga 200 kg ..v.f.l.p

  • Shëtitje në pyll: 16/07/2020 14:09

    I bukur eskursioni vetëm kënga mungon..

    Përgjigju
  • Eni: 16/07/2020 12:40

    Ore gjithe kjo droge ka qene stok neper magazine qe nga koha e Saje Qorrit??? Se Qeveria jone thote qe ka tre- kater vjet qe nuk mbillet asnje rrenje hashash!!!!!!

    Përgjigju
    • Loni: 16/07/2020 13:15

      Jan shpifje shpifje shpifje o zoteri e degjoni mbretin e shqiptareve... Se nga del e gjithe kjo droge akoma e cuditshme do jet importuar nga jasht me siguri shqiperia eshte e paster. O flori keto duhen q... me liber shtepie nga I pari tek I fundit kush ka ndenjur ne ato karriget e parlamenti nga 1990 e deri tani. Po jemi popull injorant me plot kuptimin e fjales...

  • Bravo rrotatekarit: 16/07/2020 12:19

    Po elikopteri nga lart nuk ka rrjeta për ti hedhur në pjesën e sipërme mbi motora.. Polici ka*i 7 orë për të kapur gomone..

    Përgjigju
    • loni: 16/07/2020 13:18

      Po Jan metodat speciqle o flori nuk kapet ashtu qe karburanti do harxhohet edhe skapen e cuditshme... marrin shefin e helikopterit edhe I thojne bej pakez show edhe lej cunat te ikin... Show mediatik eshte cdo gje ketu



×

Lajmi i fundit

John

Përse po mendohet Ilir Meta?