30 vite pa investime, fshati Dërsnik në Korçë si në mesjetë! Banorët: Nuk kemi as mjek, shkojmë në qytet kur sëmuremi

Edhe pse ndodhet 15 km larg qytetit, fshati Dërsnik i Korçës prej më shumë 30 vitesh nuk kanë parë asnjë investim, edhe për gjerat më bazike.

Tejet e amortizuar, mungesa e infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve të ujerave te zeza prej vitesh është kthyer në një problem shqetësues që u ka vështirësuar jetesën banorëve të fshatit. Probleme në qarkullim kanë jo vetëm mjetet që lëvizin në zonë, por edhe vet këmbësorët.

 “Rruga është kaq vështirë sa copë-copë bëhemi deri sa vemi në rrugën kryesore në fshat. Sidomos kjo pjesa këtu në ditë të hallit. Sa herë vijnë për fushatë ta bëjmë thonë, do ta bëjmë por asgjë nuk kanë bërë deri më sot.”- thanë banorët.

Sa u takon ujërave të zeza banorët kanë gjetur zgjidhje alternative duke hapur gropa septike, ndërsa thonë se vijojnë të kenë mungesë energjie elektrike dhe të qëndrojnë në terr pasi pushtetarët kujtohen vetëm në kohë fushate.

 “Sa herë vijnë ata, rrugë- rrugë dhe nuk pyet njeri as rrugë e asgjë nuk bëjnë”, thotë një banor tjetër.- tha ai

“S’kemi asgjë, as kanale të ujërave të zeza. Bëjmë gropa dhe i sistemojmë aty në vend. Ç’është lagjja jonë nga aty e andej nuk ka drita”.- vazhdoi ai.

Një tjetër shqetësim për këta banorë është mungesa mjekut, çka i detyron të shkojnë në Korçë për të marrë shërbim shëndetësor.

“Pa xhade jemi, pa doktor jemi. Të shkoj deri në Korçë më pret puna mua? I hipi makinës dhe vete në Korçë se nuk të qas pa rekomandim doktori. Po nuk pati doktor ku të vemi ne.

Me mbi 1000 banorë fshati Dërsnik i Korçës prej dekadash i mungon infrastruktura rrugore, ndërsa kërkesat e banorëve kanë rënë në vesh të shurdhër.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut