Aksion simbolik para vizitës së Johannes Hahn, i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Fotot)

Aksion simbolik para vizitës së Johannes Hahn, i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Fotot)

Protesta ne Kosove

Sot kur për vizitë në Kosovë do të jetë komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, një grup i aktivistëve kanë organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Aktivistët kanë vënë një pankartë me mbishkrimin “Në Kosovë aplikohet reciprociteti, të nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë”.

Pak ditë më parë, gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën në Parlamentin Europian, raportuesi Sholtes, kërkoi që BE të mbajë premtimin e bërë për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës. (Lexo ketu)

Ndryshe, Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Telegrafi

Protesta kunder Hahn

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat