Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për 32 të arrestuarit nga operacioni i antidrogës në Vlorë. Për 27 prej tyre është dhënë masa "arrest me burg" kurse 5 të tjerë janë lënë në "arrest shtëpie". Në "arrest shtëpie" është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Mes tyre ka qenë dhe polici i patrullës së Himarës David Fakaj për të cilin është dhënë masa "arrest me burg", ndërkaq masa "arrest shtëpie" është dhënë për inspektorët e pyjeve, Pavli Curraj e Ilirjan Gjikaj.

Arrest me burg është dhënë për:

Gëzim Kuci

Agurim jonuzaj

Ismet Hyseni

Maliq Bylyshaj

Romarjo Hasanaj

Përparim Gjinaj

Simon Leskaj

Marjus Driza

Dashamir Troka

Xhezo Shakaj

Haziz Xhaferraj

Ervin Mehmetaj

Daniel Gjikaj

Kastriot Gjokaj

Oltion Gjokaj

Platon Mehmetaj

Gilo Novruzaj

Elsid Gjokaj

David Fakaj

Bashkim Davacaj

Astrit Gjokaj

Kliton Shehaj

Besnik Guhacaj

Moisi Mehillaj

Admirim Duro

Eduart Guhacaj

Shkelqim Iljazi

Arrest shtëpie është dhënë për:

Rita Duro

Mbarime Ruko

Pavli Curraj

Blerim Rikaj

Kjo ka qenë një seancë ndryshe nga të tjerat ku brenda sallës ku janë komunikuar masat e sigurisë ka pasur shumë se 10 persona e cila bie në kundërshtim me masat antiCOVID që ka vendosur qeveria për grumbullimet.

Në sallë kanë qenë 32 të arrestuar dhe forca të shumta policie. Një prej avokatëve të të arrestuarve ka kërkuar që të merren parasysh disa simptoma të COVID që ka shfaqur klienti i tij. Mes të arrestuarve ky është rasti i dytë që shfaq shenja të COVID-19 pasi një tjetër i akuzuar do të njihet me rivlerësimin e masës në banesë.

Këta persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë ku janë përfshirë në kultivimin e drogës. Operacioni është finalizuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Vlorë e Tepelenë. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dhe disa efektivë policie të cilët janë implikuar në këtë aktivitet kriminal.

“Shqiptarja.com” mësoi se zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis, parcelë e cila solli reagimin e Ardi Veliut, i cili urdhëroi pezullimin e 12 efektivëve të policisë dhe për 10 punonjës të tjerë u vendos masë disiplinore. Parcela e zbuluar në fund të muajit shtator 2020, ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani.

1608109001_masatvloree001.jpg

Të arrestuarit sot te Gjykata e Vlorës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Aksioni antidrogë në Vlorë/ Jepet masa për të arrestuarit! 27 'arrest me burg' dhe 5 'arrest shtëpie'

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për 32 të arrestuarit nga operacioni i antidrogës në Vlorë. Për 27 prej tyre është dhënë masa "arrest me burg" kurse 5 të tjerë janë lënë në "arrest shtëpie".