Aksioni anti-informalitet, rritet me 13,8% të ardhurat për Shtetin nga Tatimi mbi Fitimin

Aksioni anti-informalitet, rritet me 13,8% të ardhurat për Shtetin nga Tatimi mbi Fitimin

Në gusht 2019, Tatimi mbi Fitimin u rrit me 13,8% krahasuar me gusht 2018. Kjo ka ardhur falë aksionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin tonë ku kulmin e kishte gjatë muajve të verës, ku u mbyllën dhe gjobitën qindra biznese nga lokalet e deri tek karburantet që vijonin aktivitetin e tyre edhe pse në kundërshtim me ligjin.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, në kuadër të arritjeve në luftën kundër informalitetit, ku një ndihmesë të madhe e ka dhënë edhe aplikacioni StopInformaliteti, ku qytetarët kanë mundësinë të denoncojnë çdo llojë shkelje që bizneset bëjnë.

Ministria e Financave por edhe qeveria ka përsëritur se formalizimi i ekonomisë nuk është një përpjekje vetëm e muajve të fundit, por është një prioritet që është vendosur nga Qeveria dhe do të vazhdojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë