Aksioni antikanabis në Dukagjin
Gjykata liron kryeplakun e Micajt
Gjykata e Shkodrës ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e kryeplakut të fshatit Micaj në Dukagjin, Marash Martini, në fshatin ku u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
SHKODER - Gjykata e Shkodrës ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e kryeplakut të fshatit Micaj në Dukagjin, Marash Martini, në fshatin ku u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Kryeplaku Martini ishte ndaluar nga forcat e policisë pasi akuzohej për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimit.
Sipas uniformave blu Martini nuk ka bashkëpunuar dhe informuar me strukturat e policisë për identifikimin e parcelave të mbjella me bimë të dyshuara kannabis sativa në territoret e këtij fshati.
Gjatë aksionit të policisë në zonën e Dukagjinit, ne territorin e fshatit të Marash Martinit policia kishte identifikuar dhe asgjësuar 133 rrënjë kanabis sativa.
Organi i akuzës e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e Martinit ndërsa ka kërkuar si masë sigurie atë të arrestit me burg.
Nga ana tjetër, përpara togave të zeza, Marash Martini ka deklaruar se nuk ka patur dijeni mbi këtë sasi kanabisi të kultivuar në fshatin e tij, dhe prandaj nuk ka njoftuar forcat e policisë pasi sipas tij lënda narkotike ishte kultivuar në zone të thelle pa pronar ndërsa ka kërkuar që të lirohet nga paraburgimi.
Ky ka qenë edhe pretendimi i avokatit mbrojtës i cili ka kërkuar që gjykata ta cilësojë arrestimin e 65 vjecarit të paligjshëm. Kërkesë kjo e miratuar nga gjykatësi Sokol Shehu, i cili e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e kryeplakut Martini dhe ka vendosur lirimin e tij të menjëhershëm, si dhe caktimin si masë sigurimi ndaj tij atë të detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
70.8%
-
Të gabuar
20.8%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 192
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në qendrën azil kërkuese në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh
16 Janar, 08:03
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01