Aksioni, asgjësohen 8086 rrënje
kanabisi në Vlorë, Skrapar e Shkodë

Aksioni i policisë për çrrënjosjen e kanabisit ka vijuar edhe sot.

Në Vlorë policia asgjësoi 48 parcela me 6.262 rrënjë bimë narkotike "Canabis-sattiva" në fshatrat: Treblovë, Penkovë dhe Dushkarak por pa mundur të vë në pranga asnjë kultivues të lëndës narkotike.

Ne fshatin Treblovë, policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 15 parcela me 2840 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur "Kodra e Xhelilajve", me lartësi 30-180 cm. Në fshatin Penkovë 9 parcela me rreth 1826 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur "Përroi i Koçollarit",  me lartësi 15-180 cm. Në fshatin Dushkarak, policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 24 parcela përgjatë Lumit Vjosë, në vendin e quajtur "Zatop" me rreth 1596 rrënjë bimë narkotike, me lartësi 30-200 cm.

Në Skrapar gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Strënce, policia asgjesoi 1600 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa në vëndin e quajtur ‘’Kozmarike’’ (zonë e pyllëzuar) dhe varionin nga 1-2.2 m të larta.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se është në ndjekje të autorëve.

Në Shkodër, efektivët e policisë asgjësuan 224 rrënjë bimë narkotike në vëndin e quajtur Guri Mashtës të fshatit Pult. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës