Aksioni i energjisë, 21 'hajdutë' në
pranga, mes tyre dhe nga OSHEE

TIRANE - Aksioni i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijon të finalizohet nga dita në ditë me arrestime të personave që kryejnë lidhje të jashtëligjshme të energjisë. Këtë të shtunë, 21 persona janë arrestuar në të gjithë vendin për vjedhje të energjisë elektrike.

Mes të arrestuarve, 2 janë punonjës të vetë OSHEE-së, ndërsa një elektricist i këtij Operatori në Elbasan ndiqet në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa 13 ndiqen në gjendje të lirë.

Janë 61 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE të cilat kanë vepruar deri më tani në të gjithë vendin, ndërsa lidhjet e paligjshme të energjisë janë zbuluar si në biznese ashtu edhe në familje.

Njoftimi i plote i Policise se Shtetit
Policia  e Shtetit në bashkëpunim me  OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike , por edhe për vjeljen e pagesave nga  abonentët debitorë.
 
Në të gjithë vendin kanë vepruar 61 grupe të përbashkëta  Polici-OSHEE.  Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 38 autorë.
 
Nga këta   janë arrestuar në flagrancë  19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Si dhe janë ndaluar  dy punonjës të OSHEE dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë, me detyrë elektriçist  në Qarkun Elbasan.  ( Gjithsej 21 persona  të arrestuar dhe të ndaluar)
 
Janë shpallur në kërkim 4 persona  , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13 autorë të tjerë. Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në  851  raste .
 
Si dhe janë ndërprerë 516  lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonentve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 121 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
 
Puna e nisur nga Policia e Shtetit dhe OSHEE do vijojë   deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të institucioneve dhe të vetë OSHEE-së

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas