Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .
Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar çdo ditë 80 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.
Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 4.395 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 31 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë shpallur në kërkim 16 persona, ndiqen në gjendje të lirë 6 persona.
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.479 lidhje të abonentëve debitorë dhe 31 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu janë kontrolluar 91 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com