Aksioni i energjisë, Çela: Në 2 muaj
u ndërprenë 100 mijë lidhje energjie

TIRANE - Në dy muaj aksion të përbashkët të OSHEE dhe Policisë së Shtetit energjia elektrike është ndërprerë në plot 100 mijë raste, nga këto, për lidhje të jashtëligjshme ose në raste të faturave të pashlyera ndër vite.
 
Në një deklaratë për mediat administrator i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi bënë bilancin e aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike të ndërmarrë në të gjithë vendin.
 
Kreu i OSHEE-së tha se nga 28 tetori kur nisi aksioni deri më 31 Dhjetor të 2014-2ë është vepruar në 99.376 raste ku konsumatorët vidhnin përmes lidhjeve të dyfishta ose rezultonin debitorë ndaj OSHEE-së.
 
Nga ana tjetër, kryepolici Didi tha se bashkëpunimi i Policisë së Shetit në këtë aksion do të vijojë me vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
 
Çela: Në 2014 u ulën humbjet, u rritën arkëtimet
Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela deklaroi se gjatë vitit 2014 humbjet në rrjet u ulën me 7 % ndërsa u arkëtuan në buxhet 49.8 miliard lekë.

Sipas Çelës, gjatë periudhës janar-dhjetor arkëtimet u rritën me 10.6 miliard lekë ose 27 % krahasuar me vitin 2013. “Të dhënat e fundit që po mbyllen tregojnë se niveli i humbjeve do të reduktohet në nivelin 7 %, nivel ky brenda targetit të caktuar në fillim të vitit prej 37 %”, deklaroi Çela.

Ai u bëri thirrje të gjithë debitorëve të përfitojnë nga vendimi për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike me këste, duke nënshkruar aktmarrëveshjet e OSHEE-së, duke iu rikujtuar se afati i fundit është data 28 shkurt. Po ashtu, Çela kërkoi që abonentët që e kanë lidhur tashmë këtë kontratë të jenë korrekt.

Deri tani, sipas tij, janë lidhur mbi 3600 aktmarrëveshje. Ndërsa shtoi se për vitin 2014 ka patur rritje të kërkesës për lidhje energjie me mbi 25 mijë, 50 % e të cilave të periudhës kur nisi aksioni për prerjen e energjisë elektrike. 


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)