Rezultatet e operacionit në ditën e parë
Në ditën e parë të operacionit janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 12 autorë, nga te cilët 5 për armëmbajtje pa leje (armë zjarri), 2 për armë të ftohta(thikë) dhe 3 për shkelje rrugore, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.
Në 3 raste janë kapur armë e municione pa leje, konkretisht në qytetin e Shkodrës një pistoletë me 1 autor të arrestuar, si dhe ne Elbasan në dy raste, një me 3 autor të arrestuar në flagrancë ku janë kapur me 800 fishek 10 kapsolla detonatorë dhe 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatorë me fitila të gatshëm për të kryer plasje ku është arrestuar në flagrancë 1 autor.
Janë arrestuar 2 shtetas për mbajtje pa lejë të armëve të ftohta (thikë), si dhe 3 të rinj për drejtim të automjetit pa leje drejtimi.
Janë kontrolluar gjithsej 235 ambiente kryesisht bare,lokale nate dhe te lojërave te fatit.
Janë kontrolluar 1345 automjete dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 10 automjete. Si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi automjetesh per shkelje rrugore si dhe janë mare dhe masa administrative me gjobë.
Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar ne mjetet e Kom. Policisë 45 shtetas për mungese te dokumentit te identifikimit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)