Aksioni i INUK, prishen 211
objekte të kundraligjshme në Tiranë

TIRANË- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon prej ditës së hënë zbatimin e planit të veprimit për ndërhyrjet në Tiranë. Aktualisht është ndërhyrë te ”Fusha e Aviacionit”, mbrapa ”Inxhinierisë së Ndërtimit”, si edhe në zonën e ”Ish-parkut të Autobusëve”, ku janë prishur 211 objekte të kundraligjshme. Ndërhyrjet e Inspektoriatit do të vazhdojnë në ”Unazën e Re” dhe disa zona të Njësisë Bashkiake nr. 5.
 
Ndërsa inspektorët e INUK po bëjnë azhornime dhe verifikime në terren në zonën nga ”Pallati me Shigjeta” deri te shkolla ”Vasil Shanto”, në ”Komunën e Parisit”, te Shallvaret, bulevardi ”Bajram Curri” deri te zona e NSHRAK-ut, si edhe në zonën e Malit të Dajtit. Paralelisht, Inspektoriati ka një plan të veçantë veprimi për vijën bregdetare, ku pas përfundimit të axhornimit, parashikohet ndërhyrja në ”Gjirin e Lalzit”, ku janë evidentuar rreth 100 objekte të kundraligjshme.
 
“INUK falënderon edhe njëherë qytetarët për mirëkuptimin dhe kërkon bashkëpunimin e tyre për të denoncuar uzurpimin e hapësirave publike dhe ndërtimet e kundraligjshme, duke garantuar paanshmëri dhe respektim të ligjit në të gjitha veprimet e Inspektoriatit”, thuhet në njoftimin e INUK. /ATSH/

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës