BERAT - Policia e Beratit në bashkëpunim me specialistët e OSHEE-së, në kuadër të operacioneve në të gjithë vendin për abuzuesit e energjisë elektrike, ka arrestuar dy persona, mes të cilëve një punonjëse të Postës Shqiptare.
Në prangat e policisë ka rënë Mirjana Muça me funksion arkëtare. Sipas policisë, ndalimi i saj u bë për arsye se në periudha te ndryshme kohore, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar shuma të mëdha parash nga mbledhja e faturave te energjisë elektrike si dhe nga ndarja e pensioneve të banorëve të komunes Vertop, në Berat.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat , për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Ndërkohë blutë e Beratit kanë arrestuar në flagrancë 75 vjeçarin me iniciale M.L, banues në fshatin Çorogjafë, pasi është kapur nga ana e shërbimeve të policisë në bashkëpunim me specialistët e OSHEE, duke vjedhur energji elektrike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘Vjedhje e enrgjisë elektrike’.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com