Brunilda Paskali, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës thotë se aksioni i nesërm për pastrimin e kryeqytetit është një nismë për frymarrje të re dhe për sensibilizimin e Tiranës. Paskali theksoi se në qendër të aksioni është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të ruajtur ambientet e përbashkëta. Nga ana tjetër nënkryetarja e bashkisë në intervistën për A1Report tha se edhe firmat e pastrimit janë paralajmëruar që të bëjnë punën e tyre për të mbajtur pastër kryeqytetin.

Sa i takon gjobitjes së qytetarëve që ndotin ambientin publik apo që dëmtojnë pronën publike, deri sot janë vendosur 300 gjoba dhe janë paguar 90% e tyre. Paskali tha se aksioni më i ri është ai për mbylljen e pusutave pa kapakë.
 
Besoj se është dhe në interes të publikut kryeqytetas, si është hartuar plani nesër. Si do të drejtohet aksioni i pastrimit? 
 
Aksioni është në qendër të vëmendjes sepse i kemi shpallur luftë zhulit. E kam thënë edhe në bisedat jo formale se shtëpitë tona i kemi shumë të pastra, ndërkohë që kur vjen puna për ambientet e përbashkët shihet një indiferentizëm. Nuk tregohet i njëjti kujdes. Aksioni është për ti dhënë një frymëmarrje të re Tiranës. Janë ftuar të gjithë qytetarët që janë të papunë dhe që marrin mbështetej sociale. U është kërkuar edhe kompanive private dhe janë treguar të gatshëm. Firmat e pastrimit do të jenë në dispozion në 24 orë. Edhe ushtria është ofruar nga Ministria e Mbrojtjes. Unë përveç njësi dy do të shkoj dhe në Pezë. U bëj thirrje qytetarëve që të dalin të angazhohen të gjithë.
 
A do të ketë kushte që një qytetar të mos eci 1 km për të gjetur kosh?
 
E konsideroj të drejtë që të ketë shumë kosha sepse ka zona që ka pak. Por ky nuk është një justifikim që dikush të marrë letrën dhe ta hedhë në tokë. Ka një justifikim që nuk ka kosh dhe po e hedh në rrugë.

A do të përsëritet sërish. Keni bërë ndonjë plan se ky aksion të jetë periodik?
 
Jo, ideja është që ky aksion është për të sensibilizuar. Për t’i ndërgjegjësuar. Nuk është thjeshtë hajde ta bëjmë. Ky është një aksion i parë dhe kemi besim që do të ketë pjesëmarrje të gjerë. Firmat e pastrimit janë për të mirëmbajtur Tiranës dhe ato janë paralajmëruar që nëse nuk bëjnë punën nuk do të kenë më kontratë. Puna e tyre do të vlerësohet nga qytetarët. Në një Shqipëri ka një tendencë si kjo puna e uljes së qepenave të dyqaneve. Në Tiranë për pak mbahet edhe një event botërore “Dita e Paqes”, ku do të jenë mbi 4 mijë të ftuar. Duhet të japim imazhin e një qyteti me kulturë evropiane.

Sa gjoba keni mbledhur dhe në çmasë janë paguar?
 
Deri sot janë vendosur 300 gjoba. Janë paguar mbi 90%. Thonë se çfarë janë këto gjoba qytetarët nuk kanë lekë, por ata që ndotin ambientin vetëm në një rast nuk është paguar.

Publikimi i fotove mos është shkelje e privatësisë? 
 
Kjo është një pyetje e debatuar në rrjetet sociale, por me thënë të drejtët kur një persona kur nuk ka turpin të nxjerrë në publik pjesë intime nuk duhet të turpërohet kur i publikohet fotografia. Të mendohen para se të bëjnë një veprim të tillë. Kemi vendosur banjë publike në disa pika të kryeqytetit.

Jeni të vendosur ta vazhdoni këtë aksion gjatë gjithë mandatit?
 
Ka disa pika të nxehta që janë identifikuara që kontrollohen vazhdimisht. Fakti që dje vetëm një person kanë parë do të thotë se ka një sensibilizim. Ajo nuk është taksë nëse nuk e bën atë veprim nuk merr gjobë.

Sa janë të ardhurat nga këto gjoba? Për çfarë do të përdoren?
 
Për gjelbërim dhe mbledhje të pemëve. Tirana ka nevojë për hapësira të gjelbra.
 
“Adopto një çerdhe” ishte një tjetër nismë... a është gati e gjithë infrastruktura për vitin e ri shkollor?
 
Ishte një nismë shumë e bukur sepse kemi të bëjmë me qytetarët më të vegjël të Tiranës. Janë fëmijë nga mosha 6 muajsh deri në 3 vjeç që më pas shkojnë në kopsht. U pa që ishte një gjendje vërtetë katastrofë. Kishte problematike nga rrethime të ambienteve. Kemi kontrolluar çerdhet dhe puna e bërë ishte vërtetë e jashtëzakonshme.
Investimi nga të gjitha firmat është 2 milionë dollarë. Shumë e cila ne nuk e kemi në buxhet sepse e kemi gjetur buxhetin me minus 31 milionë dollarë. Kemi një ndjenjë solidariteti mjaft të madh. Na mungon ndjenja e vullnetarizmit, që mund të jetë ndjenja e reminishencës së regjimit komunist kur ishte me detyrim.
 
Aksione të tjera?

Kemi nisur dje aksionin e mbylljes së pusetave. Një nga pikat është mungesa, thyerja dhe vjedhja e kapakëve të pusetave. Një qytetar në një nga takimet më thotë se vetëm në qendër mungojnë 38 kapakë puseta që mungonin. I vjedhin për 5 kg gizë që ka dhe do të ketë penalitete.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)