Berisha flet sërish për Ervis Martinajt: Rama mendon se lahen duart me zhdukjen e një njeriu

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me demokratët e Përrenjasit ka folur sërish për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Ish-kryeministri vijon t’i drejtohet me emrin shkurt ‘Vis Martinaj’, sikur ta kishte shok të ngushtë. Berisha ka komentuar porosinë që Rama i la drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku që të sqarojë se çfarë ka ndodhur me Martinaj. Berisha tha se Rama heshti një muaj, ndonëse kishte dal lajmi që Martinaj është zhdukur.

"Tre ditë më parë, pasi hoqi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë.  Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet, çështja e Vis Martinit. Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin.  Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu" deklaroi Berisha.

Gjatë bisedës me demokratët Berisha u ndal edhe në vendimin e ri të qeverisë për konfiskimin e ndërtesave pa leje. Berisha tha se investitorët paguajnë ryshfet për të shtuar kate, ndërsa Rama bën sikur nuk është në dijeni dhe ndryshon ligjin. Berisha thotë se asnjëri prej atyre investitorëve nuk ka ngritur kate pa paguar shuma të mëdha parash.

"Dje në parlament, tek dëgjoja socialistët unë u thashë atyre, urdhëroni, të shkojmë së bashku në çdo organizatë të PS dhe të debatojmë me ta. Mirëpo siç e shikoni, ata kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarin dhe qytetarët. Kanë shkëputur çdo lidhje pasi Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi. Po të dëgjoni se çfarë flasin ata në parlament, flasin sikur janë në një planet tjetër, jo në Shqipëri.

Mirëpo është krijuar ky mekanizëm, me të cilin mashtrojnë nga mëngjesi në darkë në mënyrë të paskrupullt. I paragjykojnë qytetarët shqiptarë si njerëz që mund ti mashtrosh dhe tu thuash çtë duash. E dëgjuat dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në ndërtime dhe urbanistike, që të gjitha mbi bazë ryshfeti, pasi dihet shumë mirë që jo çdo kat, por edhe çdo dhomë paguajnë ryshfetin për ta shtuar. Ky jo që e dinte, por ndryshoi ligjin dhe ngarkoi policinë për tu marrë me ndërtimet pa leje. Pra mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin urbanistik që e krijoi mbi bazën e ryshfetit. Asnjëri prej tyre aty nuk ka ndërtuar kate mbi kate pa paguar shuma të mëdha", tha Berisha. 

Gjatë takimit Berishës iu shkëputen për një moment dritat, por u rikthyen sërish.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
‘Jam Çeço nga Qafë Thana, themeluesi i parë i PD-së’, qytetarit kërkojnë t’i marrin mikrofonin gjatë aktivitetit të Berishës në Prrenjas (VIDEO)

Gjatë takimit që Sali Berisha zhvilloi me qytetarët e Prrenjasit, njërit prej të pranishëmve kërkohet që t'i hiqet mikrofoni.

Qytetari prezantohet si “ Çeço” nga Qafë Thana dhe si themeluesi i PD-së në atë zonë.

Ora 19:51
Berisha gjatë takimit me qytetarët e Përrenjasit: Biznesi i vogël, në ditën e tij më të zezë

 

Gjatë takimit me qytetarët e Përrenjasit Berisha foli rreth biznesit të vogël, për të cilin tha se është në  ditën më të zezë për shkak se sipas tij  nuk ka konkurrencë të ndershme.

“Ky flet për biznesin e vogël. Ky ka mbajtur një qëndrim armiqësore, të kujton etërit e tij për qëndrimin ndaj biznesit të vogël. Ata i quanin mikro-borgjezë. Ka pasur Shqipëria sipas të dhënave të Shoqatës së Biznesit të Vogël, 210 mijë biznese. Ka gjithsej 107 mijë. Sot Bullgaria ka 1 biznes për 800 banorë, Shqipëria ka një biznes për 28-30 banorë.

Po pse? Sepse këtu konkurrencë të ndershme nuk ka. Tani i vënë edhe një taksë tjetër 23% që i falimenton edhe dhjetëra mijëra të tjera. Këtu energjinë nga 60 lekë që e kishin para 2013, tani ua ka bërë 200 lekë. Ua ka trefishuar. Dhe thotë se biznesi i vogël është i lumtur, i vetëm që nuk paguan. Biznesi i vogël në Shqipëri është në ditën më të zezë. Prandaj të gjithë duhet ti japim përgjigjen e merituar.", tha Berisha.                                  

Ora 19:26
Takimi i Berishës me qytetarë të Përrenjasit, ndërpritet energjia elektrike gjatë aktivitetit (VIDEO)

 

Gjatë takimit të zhvilluar nga Sali Berisha me qytetarë të Përrenjasit ndodhi një incident ku pati një të ndërprerje të energjisë elektrike.

Takimi u ndërpre për pak minuta, dhe më pas rinisi përsëri me rikthimin e energjisë dhe me vazhdimin e bashkëbisedimit.

Ora 19:24
Rritja e pagave, Berisha: Me borxhet e marra nga qeveria, duhet të ishin trefishuar

 

Sali Berisha gjatë takimit të ditës së sotme me qytetarë të Përrenjasit tha se me borxhet e marra nga qeveria duhej që rrogat të ishin trefishuar.

“Këta krijojnë me klientelën e vet mekanizma absurde për vjedhje. U shtuan 50 milionë. Tha vetë i kërkova princit Salman 50 mijë euro e mi dha. Po i paguajnë taksapaguesit jo Surreli. Problemi është se qeveria po shndërrohet në makineri plaçkitëse. Jemi në një protektorat krimi. Ky gusht tha i kishte vrasjet më të ulëta. Por po ti konvertojmë çdo muaj, duhet të kishim për vitin që thotë ajo 200 vrasje. Ai në shumë aspekte është problematik.Njeh mirë vetëm shifrat që vjedh.

Kjo është situata. Duhet të përpiqemi ti japim fund kësaj situate. PD besoj se një ndërhyrje urgjente kërkon së pari vendosjen e minimumit jetik e nuk duhet të ketë shqiptar që jeton në këtë minimum. Rritja e rrogave do të jetë përparësi absolute për ne. E vumë përparësi të ishim në krye të vendeve të Ballkanit dhe e arritëm. Nuk ka kryeministër normal mos ketë qëllim mirëqenien e qytetarëve.

Sot rrogat e shqiptarëve me 500 miliardë lekë që ka marrë borxh, mund të ishin së paku trefishuar.
Ato realisht mund të jenë 30 përqind më të ulëta. Sepse çmimet nga 2014 për paketën e shportës janë dyfishuar. Pra jemi për një paketë emergjente”, tha Berisha.”, tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/09/2022 08:40

    Shikoni me çfar lloi plerash të denkopozuara meret kryeplera krimineli hajdut Salhe bajga. E ky malok bastard e gënjen mëndja e tij e thar se mund të vi prap në krye të Shqipris. Pay malok muti rac e pisët.

    Përgjigju
  • Hahi: 10/09/2022 07:58

    Ne sulm patronazhistat e te gjithe vendit kunder nje plaku qe tall shulin me ju sa here dhe si te doje.

    Përgjigju
    • Filani: 10/09/2022 12:30

      HAHIIII,E tallka edhe me ty rendshem fare dmth.edhe ty ste ben pershtypje…imagjino ose me mire mendo sepse eshte fakt,ai ka shkelur per 30 vjet mbi bajga si ty e gjithe te tjeret si puna jote qe i shkojne mbrapa e i bejne masazh shulit te tij,e ju nuk ju ben pershtypje…megjithese bajgat fillojne e thahen e i mbledhin punetoret e pastrimit,por ti si bajge qenke fshehur te cepi i pusetes dhe ndermarrja e pastrimit nuk e ka gjet akoma…me pak shi do biesh ne kanalet e ujrave te zeza,pa merak.

  • Sifi: 10/09/2022 07:24

    Ke 31 vjet qe i je njit shqiptareve dhe nuk u shqitesh ,me vrashe dhunime plackitje dhe nashtrime te papara . Paske qene pjella me e keqe qe ka nxjerr kjo toke. Me mashtrime more votat ne 1992 ,me mashtrime more votat me ndihmen e kryehajdytit Meta ne 2095dhe ne dy pushtet e tua sgqiptaret mbajne mend dhunen ,vrashet ,terrorin dhe pkackitjet e tus dhe klanit tand . Rre dhe shaj sa te dussh por ne boten theter do ikesh non grata per boten e civilizuar dhe kryekriminel dhe kryehajdut me fakte dhe prova qe per Ranen vetem rren

    Përgjigju
  • Meri: 10/09/2022 07:18

    Sali,je nji kriminel i lindur:

    Përgjigju
  • Rajca: 10/09/2022 00:45

    Qelbi eta e nalokut te Vicidolit

    Përgjigju
  • Anonim: 09/09/2022 22:01

    O SALE KINA KU TI KESH SHPELLKAR ????????????????????????????

    Përgjigju
  • Fato: 09/09/2022 21:10

    mashtrues non grata qe populli te njef mire se ç'fare i ke bo keti vendi.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 09/09/2022 20:39

    Shum e drejt!!!!!!!!!!!!!!!! E ke provuar vet para Rames ke 30 vjet e akoma me gjak i ke!!!!!!! O mortja qe ste mer,por vazhdon e del neper ekran e na tremb kalamajt.

    Përgjigju
  • Tironsi: 09/09/2022 19:57

    Ik o ordiner qe pejove maloket e tu me na zaptu tironen

    Përgjigju
  • Beni: 09/09/2022 19:57

    Keto i ke pas bo ti ne qeverisjen tende o sali

    Përgjigju
  • Festim: 09/09/2022 19:45

    Ik ere trashali i lodhur

    Përgjigju
  • Sultjash: 09/09/2022 19:45

    Flet ky qe e shkaktoi gjithe kete rremuje turp ti vi

    Përgjigju
  • Jani: 09/09/2022 19:11

    Nkohen tate ndertoheshin ndertesa pa leje e me mik o non grata kursr rama po i pastron

    Përgjigju
  • Rildi: 09/09/2022 19:10

    Shif e dgjo iher ne qarkullim ca bohet plak matuf… pastaj llap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë