Aksioni i RENEA-s/ Mes të arrestuarve shënjestra e atentatit në Shkodër, ish-kampioni i boksit Astmer Bilali
I ftuar në emisionin Repolitix një natë më parë Hoxha tha se ishte pikërisht ky person shënjestra e vrasjes së 1 shtatorit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku.
Asmer Bilali
Tirane- Emri i Astmer Bilalit 29 vjeçarit të arrestuar gjatë aksionit të RENEA-s u përmend mbrëmë nga gazetari i ‘Report Tv’, Artan Hoxha. I ftuar në emisionin Repolitix, Hoxha tha se ishte pikërisht ky person shënjestra e vrasjes së 1 shtatorit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku. Sipas Hoxhës Bilali, një ish-kampion boksi ishte mik i ngushtë i viktimës dhe ditën e vrasjes po kalëronin të dy.
"Astmer Bilali është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur për boksin. Dyshohet se objektivi ishte ky person. Kur janë afruar e kanë parë që viktima nuk ka qënë ai. Prandaj edhe autorët kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje. Dy nga tre autorët janë të gjatë, ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët. Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra-tjetrën"
Gazetari Artan Hoxha
Hoxha tha gjithashtu se të dy personat, si Ferracaku ashtu edhe Bilali ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë.
Asmer Bilali njihet edhe për precedentët penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës.
"Arjan Ferracaku ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin. Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, aq shumë saqë i është thyer krahu. Viktima është goditur nga dy, ndërsa në vendngjarje kanë qenë tre persona. Asmer Bilali, është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai personi që kanë vrarë prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin. Për ta bërë të duket si grabitje. Dy nga tre autorët janë të gjatë, dhe të gjithë ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin, pasi ka pasur raste që është dekonspiruar shumë herë hetimi. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët sepse siç e thashë ishin pa maska. Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra-tjetrën"
Artan Hoxha në Repolitikx
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor 2024, 23:04
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor 2024, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor 2024, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor 2024, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor 2024, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor 2024, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor 2024, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor 2024, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor 2024, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor 2024, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor 2024, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor 2024, 19:54
shume po jeton ky djal me qa ka ba
PërgjigjuKa ba p e satam