Aksioni i RENEA-s në Vlorë, ja kush është njëri prej 5 të ndaluarve! Vëllai i të fortit të Selenicës (EMRI)

Aksioni i RENEA-s në Vlorë, ja kush është njëri prej 5 të ndaluarve! Vëllai i të fortit të Selenicës (EMRI)

1694982690_tesibasho.jpg

Santilno Basho është një prej 5 të ndaluarve në saj të aksionit të RENEA-s në Vlorë. Basho është vëllai i një prej të fortëve të Selenicës, Tesi Basho. Santilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para. 

Personi që shihni në foto është i forti i Selenicës, Tesi Basho.

Kush është Tesi Basho: 

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019. 


Lajmi kryesor:

RENEA 'blindon' Vlorën, shoqërohen 5 persona, u survejuan nga agjentë civilë! Ndalohet dhe vëllai i të fortit të Selenicës! Sekuestrohen armë (EMRI)


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë