Aksioni i SPAK, lëshohet urdhër-arresti edhe për Ervin Matën! Truproja e tij vrau në 2018 mikun e Ervis Martinajt në ish-Bllok

Aksioni i SPAK, lëshohet urdhër-arresti edhe për Ervin Matën! Truproja e tij vrau në 2018 mikun e Ervis Martinajt në ish-Bllok

1700508356_5e4e6a1ab317a1582197030MataMartinaj600x360.jpg

Ervis Martinaj dhe Ervin Mataj

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është lëshuar urdhër-arresti edhe për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018 në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Martinjat, Fabian Gaxha nga ish-komandoja Merviol Bilo. Ervin Mata është në kërkim nga policia.

SPAK ka lëshuar në total 11 urdhër arreste, mes tyre edhe edhe për Erzen Breçanin, ish-drejtues i policisë në kohën e qeverisjes së Berishës, djalin e tij të madh, si dhe shefin e krimeve në komisariatin nr6.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se akuzat janë nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Vrasja e Fabian Gaxhës 'Monopol'

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok më 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Pas hetimeve Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish komandon Merviol Bilon, i akuzuar për plagosjen e rëndë të Elion Hato. Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Megjithatë edhe pse ishte në kërkim dhe i pa arrestuar asnjëherë në lidhje më këtë ngjarje, Bilo nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Merviol Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes. Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok. Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.


Lajmi kryesor:

SPAK zbërthen 'SKY', arrestohet Erzen Breçani, i biri dhe zyrtarë policie! Në kërkim Ervin Mata! Akuza për grup kriminal: Nga trafiku i drogës te sigurimi i kushteve për vrasje


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Bota bën thirrje për stabilitet dhe paqe pas rrëzimit të Assadit nga pushteti

Bota bën thirrje për stabilitet dhe paqe pas rrëzimit të Assadit nga pushteti