SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste këtë të hënë (20 nentor 2023) për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa janë ekzekutuar katër prej tyre. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Po ashtu, është arrestuar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Report Tv mëson se urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 6 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit "Metamorfoza", është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Report Tv mëson dhe lidhjen e fisit Breçani me Matën. Djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.

Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar "SKY ECC" rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. 

Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.

Të arrestuarit deri më tani nga operacioni
- Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
E shoqëruar
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

*Ndiqni zhvillimet për më shumë detaje mbi operacionin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Vrasja në ish-bllok në 2018, si u vetëdorëzua dhe lirua nga akuzat Ervin Mata, sot në kërkim si i përfshirë në grup kriminal

1700516494_1613383569ervinmata.jpg

Ervin Mata i kërkuar nga policia sot si i përfshirë në grup kriminal, ka qenë një nga personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në ambientet e lokalit "Monopol" në zonën e ish-bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit, 2018 ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

Mata u vetëdorëzua në policinë e Tiranës në 2 mars 2019 pas disa muajsh në kërkim. Atëherë gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës. Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori ndërsa prokuroria kërkoi arrest me burg mbi Matën.

Në qershor 2021 Ervin Mata, Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku u dënuan me nga 6 muaj burg për moskallëzim krimi që iu reduktua me 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim u  konvertua në 100 ditë pune në interes të komunitetit.

Në mungesë u gjykua ish komandoja Mervjol Bilo, i cili, sipas vendimit të gjykatës kishte qëlluar në kushtet e vetëmbrotjes. Bilo u dënua në mungesë me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Për të gjykata e Tiranës vendosi që dënimin me burg ta konvertojë në shërbim prove.

 

Ora 21:52
EMRI/ Edhe oficerja e drejtorisë së Kufirit doli në përgjimet e 'SKY ECC'

1700513976_page.jpg

SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit pas zbërthimeve të mesazheve në SKY ECC.

Report Tv mëson se pjesë e dosjes është edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit ndaj të cilës u firmos masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Mësohet se në pranga të policisë, kanë rënë deri tani Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Si dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Ora 21:45
Zbërthimi i mesazheve në ‘SKY ECC’, eksperti kriminalistikës: Priten arrestime të emrave të njohur të policisë dhe organeve ligjzabtuese

 

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, duke komentuar aksionin e SPAK për goditjen e një grupi kriminal nga zbërthimi i mesazheve në SKY ECC, tha se ky është vetëm fillimi.

Softa tha se do të ketë edhe emra të tjerë të njohur të policisë së shteti, si funksionarë dhe ish-funksionarë që mund të arrestohen. Sipas Softës prokuroria duhet të vërtetojë akuzat e ngritura pasi akuzat janë shumë të rënda, ndërsa mori një shembull për ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin.

‘Është një server i ruajtur nga shteti francez. Zbërthimet kanë sjellë përgjime dhe zbardhje të ngjarjeve të ndryshme fatkeqësisht përfshihen dhe funksionarë të policisë së shtetit. Po flasim për një Metamorfoza 2. Operacioni ende në zhvillim e sipër, deri tani kemi dy emra të lakuar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranë sapo ishte shefi i komisariatit nr.2 dhe ish shefi i krimin e në komisariatin nr.2 dhe aktualisht shef i krimeve në komisariatin nr.6. Akuzat janë të rënda. Breçani ka akuza të rena pasi ka qenë një nge njerëzit më profesionist të asaj fushe. I takon drejtësisë e cila duhet të japë prova dhe ti vërtetojë këto përgjime.

Ky është vetëm fillimi do të kemi emra të njohur për njerëz që kanë qenë funksionarë dhe janë funksionarë. Do të jetë një periudhë ku do të kemi arrestime të bujshme me persona të njohur të policisë apo organeve ligjzbatuese.  Janë operacione surprizë. Breçani ka pasur autoritet dhe ndihem i surprizuar për të. Këto aplikacione apo hetimi që ka bërë SPAK ka arritur në këtë përfundim. Flasim për grup të strukturuar.'- tha Softa.

Ora 21:27
Mes 11 të dyshuarve që akuzohen për grup kriminal, gazetari i Report Tv, Sokolaj: Disa efektivë kanë dhënë dorëheqjen dhe janë ‘arratisur’

 

Disa prej urdhër-arresteve të lëshuara në kuadër të operacionit të SPAK për të goditur një grup kriminal që u zbulua pas përgjimeve në aplikacionin 'Sky-Ecc' janë për zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë.

Gazetari i Report Tv Trazhgim Sokolaj thotë se disa prej zyrtarëve të policisë për të cilët është lëshuar urdhër arresti kanë dhënë dorëheqjen disa ditë më parë dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

“Disa punonjës policie që janë të përfshirë në këto biseda kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk ka informacione mbi vendndodhjen e tyre”, tha Sokolaj në një lidhje me skype për Report Tv.

Ora 21:16
Të dy të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, djali i Erzen Breçanit i martuar me motrën e Ervin Matës

SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste për të goditur një grup të struktuar kriminal. Mes të arrestuarve është edhe Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

Në kërkim është edhe Ervin Mata. Përveçse të kërkuar si të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, Report Tv mëson se Breçani dhe Mata kanë edhe lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.

Ora 21:09
Aksioni i SPAK me 11 urdhër-arreste, burime për Report Tv: Pas zbërthimit të mesazheve në aplikacionin 'Sky-Ecc' po hetohen edhe 56 efektivë policie

Gazetari i Report Tv Trazhgim Sokolaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK që është ndërmarrë këtë mbrëmje për të ekzekutuar 11 urdhër arreste për disa persona të akuzuar si të përfshirë në një grup kriminal. Sipas tij, pas përgjimeve të mesazheve në aplikacionin 'Sky-Ecc' krahas 11 urdhër-arresteve që po ekzekutohen këtë mbrëmje, në kuadër të këtij operacioni janë duke u hetuar 56 efektivë policie.

“Është një proces hetimor që vazhdon. Kanë dalë në skenë disa emra personazhe jo vetëm të njohur, por edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë së shtetit, të cilët nga komunikimet dhe bisedat e SPAK rezultojnë si të implikuar. Ka një numër efektivësh që kanë rezultuar të implikuar në aktivitet kriminal qoftë korrupsion si pasojë e zbardhjes së mesazheve që fillimisht janë përpunuar nga hetues belg dhe francez. Në varësi të aktivitetit ku kanë vepruar këta persona, këto mesazhe janë ndarë nga policia franceze dhe belge me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të tjera. Breçani, një ish-zyrtar i spikatur në policinë e shtetit. Kemi Ervin Matën që është në kërkim prej disa vitesh. Bëhet fjalë për disa punonjës policie...

Ky është degëzim i Metamorfozës, nuk është vazhdim. Ka rreth 56 efektivë që janë duke u hetuar për shkak të këtyre mesazheve dhe komunikimeve që kanë pasur në platformat e kriptuara që përdoren për t’ju shmangur krimit. Ky është hetim jo i zakonshëm. Indiciet apo baza nga nisen hetuesit dhe prokurorët janë disa mesazhe që kuptohet siç po rezulton nga goditjet e SPAK janë mesazhe që shkëmbehen nga elementë të lartë të zbatimit të ligjit, si policë, prokurorë, apo persona me bekgraund kriminal. Provat e marra në aplikacione janë të paligjshme në aspektin procedurial për t’u përdorur“, tha gazetari në një lidhje skype për Report Tv.

Ora 20:42
Kush është Erzen Breçani, 'besniku' i Sali Berishës me poste të larta në polici dhe analist televiziv! SPAK e akuzon si bashkëpunëtor të krimit të organizuar

Erzen Breçani, është arrestuar nga policia, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për pastrim parash dhe për përkrahje të autorit të krimit. Por emri i tij nuk është i panjohur për qytetarët, pasi pavarësisht lidhjeve të qarta politike dhe tani dyshohen edhe lidhjet me krimin, Breçani është paraqitur shpesh nëpër studio televizive si ekspert dhe opinionist i pavarur!

Erzen Breçan, ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, pas largimit të qeverisë Berisha, 2013, u përqendrua në aktivitetin e tij të një Security privat ndërsa emri i tij spikati në debatin me ish ministrin Samir Tahiri teksa kërkohej të largoheshin nga pallati banorët tek rruga "Margarita Tutulani". 

Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale”. Asokohe Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti si dhe konfirmimin që i ka bërë kësaj bisede në prokurori, vetë Erzen Breçani.

Ky i fundit ishte telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji. Erzen Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013 ai u shfaq në listën e kandidatëve të PD-së. Erzen Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë. Në dhjetor të vitit të kaluar ai ishte pranë Sali Berishës gjatë protestës në bulevard kur ish-kryeministrin e goditi një protestues.

Ora 20:34
Faza e dytë e operacionit ‘Metamorfoza’, SPAK lëshon urdhër-arreste për 7 efektivë policie

SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste të cilët akuzohen për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Report Tv mëson se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit Metamorfoza, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.

Ora 20:22
Aksioni i SPAK, lëshohet urdhër-arresti edhe për Ervin Matën! Truproja e tij vrau në 2018 mikun e Ervis Martinajt në ish-Bllok

1700508356_5e4e6a1ab317a1582197030MataMartinaj600x360.jpg

Ervis Martinaj dhe Ervin Mataj

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është lëshuar urdhër-arresti edhe për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018 në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Martinjat, Fabian Gaxha nga ish-komandoja Merviol Bilo. Ervin Mata është në kërkim nga policia.

SPAK ka lëshuar në total 11 urdhër arreste, mes tyre edhe edhe për Erzen Breçanin, ish-drejtues i policisë në kohën e qeverisjes së Berishës, djalin e tij të madh, si dhe shefin e krimeve në komisariatin nr6.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se akuzat janë nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Vrasja e Fabian Gaxhës 'Monopol'

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok më 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Pas hetimeve Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish komandon Merviol Bilon, i akuzuar për plagosjen e rëndë të Elion Hato. Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Megjithatë edhe pse ishte në kërkim dhe i pa arrestuar asnjëherë në lidhje më këtë ngjarje, Bilo nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Merviol Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes. Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok. Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.

Ora 20:17
EMRI+ FOTO/ SPAK arreston shefin e Krimeve të komisariatit nr.6! Akuzohet për sigurim të kushteve për vrasje

1700516392_de.jpg

Report Tv mëson se SPAK ka arrestuar shefin e Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale. Një prej akuzave të ngritura është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Report Tv mëson se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. 

 

Ora 20:14
11 udhër-arrestet, grupi u zbulua në përgjimet e aplikacionit 'Sky-Ecc'

Erzen Breçaani

Operacioni madhor i SPAK, këtë mbrëmje, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste, mes tyre për ish-drejtorin e Policissë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djalin e tij, ka ardhur si rrjedhojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky-Ecc”.

Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.

Ora 20:10
Nga trafik droge në sigurim të kushteve për vrasje, akuzat ndaj 11 të arrestuarve, përfshirë edhe Erzen Breçanin

1540916521_brecan.jpg

Report Tv ka mësuar akuzat ndaj 11 të dyshuarve për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste përfshirë këtu edhe ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin

Burime bëjnë me dije se akuzat janë nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Ish-drejtori i policisë në kohë të qeverisjes së Berishës, Erzen Breçani akuzohet bashkë me djalin e tij për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.

Ora 20:08
Aksioni i SPAK me 11 urdhër-arreste, arrestohet Erzen Breçani dhe i biri! Zbardhen akuzat: Përkrahje e autorit të krimit e pastrim parash

Në kuadër të operacionit të SPAK të ndërmarrë këtë mbrëmje në Tiranë, krahas ish-drejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani, ka rënë në pranga edhe djali i tij i madh Eralbi Breçani. Breçani dhe i biri akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.