TIRANE- Nuk do të jenë vetëm bizneset ato që do penalizohen me gjoba të rënda nëse nuk lëshojnë kuponin tatimor: të njëjtin fat do ta kenë edhe ata qytetarë të cilët nuk e tërheqin në çastin kur blejnë një produkt apo shërbim.
“Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1,000 lekë”, përcakton Ligji për Procedurat Tatimore. Ndërkohë që dënimet më të rënda, sipas këtij ligji, i rezervohen subjekteve të paregjistruara në QKR, raste kur parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë dhe konfiskimi i të gjitha materialeve e mallrave, për të arritur deri te ndjekja penale.
Kuponi tatimor
Për çdo konstatim të mos lëshimit të kuponit tatimor, ligji parashikon gjobë në masën 200,000 lekë për bizneset e mëdha, dhe gjobë, në masën 50,000 lekë për bizneset e tjera. Për çdo konstatim tjetër pas verifikimit të parë, dënohet me gjobë në masën 300,000 lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë, në masën 100,000 lekë për bizneset e tjera. Për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative, administrata tatimore bën kallëzim penal për biznesin.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Avokatët refuzojnë paisjen me kasë fiskale