Fadromat e IMT nisin shembjen e banesave të tjera te ‘5 Maji’! Banorët: Na hodhën poshtë për 1 min të gjithë pasurinë! Ç'punë kanë me shtëpitë tona ata që u prekën nga tërmeti?

Kjo martë i ka gjetur sërish duke protestuar banorët e lagjes '5 Maji' në Tiranë. Fadromat e IMT kanë nisur punën për shembjen e banesave të tjera që prej orës 07:10, edhe pse aksioni ishte lajmëruar se do të fillonte në orën 10:00.

Të revoltuar, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, duke argumentuar se po bëhet jo sipas ligjit. Një prej banorëve thekson se banesën e saj e kishte të legalizuar, teksa ngre pyetjen 'ç'punë kanë me shtëpinë time ata që u prekën nga tërmeti?'

"Këta janë kriminelë. Ma prishën shtëpinë për 1 minutë. As nuk kam firmosur, si ta prishin shtëpinë pa letër? Të më paraqisnin një letër që sot do prishet shtëpia. Pse kanë ardhur t gjithë këta? Njerëzit nuk kanë çfarë të hanë. Nuk kam hequr asnjë nga shtëpia. Të më japin përgjigje këta, të më strehojnë këta. Pse strehim është të më japin një shtëpi sociale. Ajo nuk është e imja, është e shtetit. Unë kam 600 metër tokë dhe këta thotë do të jap shtëpi sociale. Kam 40 vite këtu, i kisha me të gjitha lejet. Jemi 11 pjesëtarë në familje. Kam dy çuna të martuar, 3 fëmijë njëri e 3 fëmijë tjetri. Çfarë duan njerëzit që janë prekur na tërmeti në shtëpinë time?!", thotë ajo.

Një tjetër banorë, të cilit sot po i prishet biznesi, thotë se i hodhën poshtë të gjithë pasurinë, pasi me anë të atij aktiviteti mbante familjen.

"Mua po më prishte godina, e kam godinë shërbimi dhe me atë ushqej familjen. Nuk kam asnjë akt marrëveshje, sot po ma prishin me dhunë. Na kanë sjellë vetëm një njoftim, jo vendim. E kisha në proces legalizimi. Kjo nuk është e drejtë, këta nuk duan t'ja dinë për asgjë. Po më shembin të gjithë pasurinë, ku do shkoj unë tani?", thotë ai.

Banorëve i është bashkuar sërish edhe Liza Marku, e njohur si nënë Liza, e cila u shndërrua në simbolin e protestës së '5 Majit'.

Banorët protestuan edhe ditën e djeshme, duke u grumbulluar në shtëpitë e tyre të shembura dhe vijuan me një marshim, duke kulmuar me bllokimin e kryqëzimit pranë tregut të Medresesë, për 1 orë.

Shembja e këtyre banesave vjen si pasojë e projektit të rindërtimit, ku në total preken 430 ndërtesa. Banorët kanë protestuar që prej 19 janarit kundër shembjes, duke argumentuar se ka paqartësi për masën dhe periudhën e dëmshpërblimit.

Banorët kanë bërë rezistencë, pasi sipas tyre shembja e banesave është kundër ligjit dhe se nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket bonusit të qirave dhe se nuk dinë se ku të shkojnë.

Në përditësim...

 

 

VIDEO-Shembja e banesave

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/02/2022 23:52

    Kjo Liza Marku na u be si Mine Peza.Por Mine Peza protestoi per nje kauze te drejte,kjo po proteston ne mbrojtje te shtepive te ngritura ilegalisht ne /toke te xanum/.

    Përgjigju
  • Ashtu: 01/02/2022 14:06

    Mos more..si jua moren kështu pasurinë?!? po ju, kur e zaptuar, pyetet se mos ishte e ndonjë tjetri apo çe deshët pse te harxhoheshit!

    Përgjigju
  • Eva: 01/02/2022 12:05

    Por kur e "xut" ate toke a e menduat se po i hidhnit poshte pasurine e dikujt tjeter apo te shtetit?! Apo kur ju bie mbi krye olele koka ime, se cfare kam bere une nuk ka rendesi. Plani i Boerit eshte miratuar qekur Rama ka qene kryetar bashkie. Dhe dihej boterisht se ju ishit te dale qe aty. Po meqe ra fjala po legalizojme dhe oborret e kerkojme pjesen qe ne hajnat e vodhem prej dikujt tjeter se vjedhja eshte bere e ligjshme!!!

    Përgjigju
  • Riku: 01/02/2022 10:44

    Ju rane gayve hajt thane mileti... ju rane te zive hajt thane mileti... ju rane te verdheve hajt thane mileti... ju rane te bardheve ouuuu cohuni more se po na bien keta... epo ska mbetur me kush te ngrihet se ju ran te gjitheve

    Përgjigju
    • Miku: 01/02/2022 13:54

      Ky eshte “Termeti” radhes, cfare qeshen me te “dobtin tironc” sot do qajne, se do vi LGBT e LSI do ta shohim, do vij DR e Doktorrit, do ju japi ca “sulfata” , dhe do vij prap PS e do jua thote troc “I zaptuauat, nuk jane tuajat”! :)

  • Drini: 01/02/2022 09:33

    Biznes i madh ndertimi. Jane ne loje 200 milion euro per ate plan zhvillimi qe eshte bere aty. Kjo vetem per kostot e ndertimit sepse per shitjet numri eshte edhe 200 milione euro te tjera. Pervec fondeve qe do hudhen gjasme per rregullimin e infrastuktures. Per kaq para kryeministri legen dhe ai hajduti i bashkise vrasin nene e babe.

    Përgjigju
    • Sufllaqja: 01/02/2022 13:24

      Me mujt me ju ra edhe atyre qe dalin aty sa mir i kishte ba kti vendi se ishte pastru ky vend ma shpejt

    • Roni: 01/02/2022 13:22

      Mbylle more langaraq se po ben bashkia pallate aty do strehoen familjaret nuk i le shteti pa shtepi ata biles doti marrin shtepit me metrat qe kan dhe me hipotek..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër