Në daljen e parë publike si Ministre e Ekonomisë, Milva Ekonomi foli për masat që do merren për lehtësimin e klimës së biznesit.
 
Në forumin e Këshillit të Investimeve, Ministrja foli për zhvillimet në aksionin kundër informalitetit, për bashkimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe asaj të Licencimit në një ent të vetëm, si dhe për pakësimin e sporteleve e të autorizimeve ku kompanitë janë të detyruara të paraqiten për të marrë autorizime të ndryshme.
 
“Unë besoj se ky forum do ta përmbushë dhe më së miri detyrën e vet lidhur dhe me disa aksione që juve ju vijnë edhe nga mbledhjet e kaluara siç është psh aksioni për të ulur shkallën e informalitetit në vend. Janë disa rekomandime që kanë dalë nga takimet tuaja të mëparshme të cilat janë marrë tashmë nga administrata dhe po përpunohet një plan masash dhe aksioni për të ndërhyrë realisht në informalitet dhe për të zgjidhur situata ku mund të ketë nevojë për derregullim të tregut dhe një nga momentet e rëndësishme të derregullimit të tregut është momenti kur QKL-ja dhe QKB-ja dhe QKR-ja po bashkohen bashkë identitet të vetëm që është QKB-ja,” është shprehur Ekonomi.

Fjala e Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj, Milva Ekonomi:
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)