TIRANE - Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit për vjedhje të energjisë elektrike. Në kuadër të operacionit të përbashkët me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike policia evidentoi 29 raste të lidhjeve të paligjshme të energjisë, ku tetë persona u vunë në pranga, 12 u shpallën në kërkim dhe 9 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.616 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme.
“Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 85 grupe të përbashkëta Polici –OSHEE dhe janë kryer kontrolle të përbashkëta në 5.324 raste”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Gjithashtu janë kontrolluar 98 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com