Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionet kundër evazionit fiskal dhe informalitetit. Për vitin 2020 në fokus janë disa nga sektorët që gjatë vitit të kaluar janë identifikuar si të riskuar sa i takon evazionit, siç është ndërtimi, sektori i hidrokarbureve dhe baret e restorantet. Po ashtu një vëmendje e shtuar do t’i kushtohet edhe mos deklarimit të pagave reale.
Inspektorët tatimorë vetëm në muajin janar 2020, kanë kryer në total 1971 kontrolle, ku 872 biznese kanë rezultuar në shkelje të legjislacionit tatimor. Pra pas kontrolleve të ushtruar është konstatuar se rreth 40% e bizneseve të kontrolluara ishin në shkelje.
Rastet më të shumta të shkeljeve të identifikuara kishin të bënin me mallra pa dokumentacion tatimor, me 199 raste të tilla. Më pas me 195 raste të konstatuara vetëm për muajin janar renditet shkelja e moslëshimit të kuponit tatimor për herë të parë. Ndërkohë janë mbyllur tre subjekte pasi janë gjetur në shkelje të përsëritur për moslëshim të kuponit tatimor hera e dytë.
Po ashtu 61 tatim pagues janë gjetur në shkelje pasi nuk kishin të instaluar pajisjet fiskale si dhe nuk i mbanin në gjendje pune. Ndërkohë vijon të jetë prezent edhe shqetësimi i punësimit në të zezë, pasi sipas inspektimeve vetëm në muajin e parë të vitit u identifikuan me punonjës të padeklaruar 92 tatimpagues nga të cilët 72 subjekte “biznes i vogël” dhe 20 subjekte “biznes i madh”.
Këtë vit përveç implementimit të sistemit të ri të Fiskalizimit i cili synon monitorimin në kohë reale të bizneseve dhe uljen e informalitetit, biznesi do të përballet me gjoba të reja për shkeljet. Nga ana tjetër duke filluar nga muaj maj inspektorët do të pajisen me GPS. Një masë kjo që sipas tatimeve do të ulë abuzimet nga ana e inspektorëve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.4%
-
Jo
17.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1275
Lajme të tjera
-
Lehtësimi për bizneset, hyn në fuqi ndryshimi ligjor për sigurimet shoqërore! Paga maksimale do rritet në vlerë aq sa rritet ajo minimale, jo më me të njëjtën përqindje
18 Gusht, 16:19
-
Bizneset s'gjejnë punëtorë, pensionisti 68-vjeçar vijon punën si instruktor autoshkolle! Llazar Kovaçi: Fëmijët tanë e quajnë profesion të lodhshëm
22 Korrik, 15:03
-
FMN: Informaliteti në punësim 50% në Shqipëri, shkak sigurimet e larta në pagat e ulëta
10 Korrik, 09:07
-
Bizneset kërkojnë punëtorët me ‘lupë’, të rinjtë për Report Tv: Ambiente toksike, paga të ulëta! Kërkojmë diçka të përkohshme se do ikim jashtë
18 Prill, 15:17
-
Bizneset ‘me lupë’ për punëtorë, kreu i shoqatës së Fasonerisë në Report TV: Shkak emigrimi, dhe pagat! Presim punëtorë nga Filipinet
24 Mars, 12:47
-
Rama takim me sipërmarrjen private: S’japim më leje ndërtimi për kompanitë që deklarojnë paga 40 mijë lekë! Të marrë fund shfrytëzimi i punonjësve
17 Mars, 11:20
-
Informaliteti në tregun e pagave i lartë, tatimet arkëtuan 18 mln euro sigurime shtesë vetëm se dërguan letra tek bizneset
28 Nëntor 2022, 11:28
-
Projekt- Paketa fiskale 2023, Konfindustria: Jo profesionale dhe e paplotë! Dëmton prodhimin vendas, favorizon lobet importuese
24 Tetor 2022, 08:57
-
'Taksa e fitimeve të Luksit', një muaj më parë u vendos nga BE-ja për kompanitë e energjisë
18 Tetor 2022, 17:57
-
Projekt-paketa fiskale 2023 parashikon gjoba rekord deri në 13 mijë euro për bizneset e mëdha
12 Tetor 2022, 10:23
-
Berisha kujton kohën kur ishte kryeministër: Pagat ishin më të lartat në rajon! Sot Rama sjell kompani nga Emiratet Arabe për Portin e Durrësit, por e përdor si mburojë
30 Gusht 2022, 19:31
-
Kriza po dëmton bizneset, Banka e Shqipërisë: Besimi në ekonomi ra 2.5%, kanë probleme me punësimin, kontratat e çmimet
9 Gusht 2022, 07:41