Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor

Afro 9 mijë biznese në vend që i jepnin punonjësve një pjesë të rrogës në dorë, i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së tatimeve dhe kanë rritur deklarimet e pagave.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se prej datës 1 tetor 2024, i kanë dërguar njoftim 130 mijë bizneseve të regjistruara ku u kërkohej të bënin deklarim të saktë brenda datës 20 tetor, datë që përkonte me dorëzimin e deklaratës së listëpagesës për muajin shtator.

Kjo thirrje e bërë për shkak të nëndeklarimit të pagave të punonjësve, me pasoja negative në pensionet e qytetarëve, ka bërë që 9 mijë tatimpagues të rrisin pagat e punonjësve me një fond total prej 1.25 miliard lekë.

“Për muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka arritur një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve, duke grumbulluar 819 milionë lekë ose 6% më shumë se plani i parashikuar”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Mbi deklarimet e bëra deri më 20 tetor Administrata Tatimore ka bërë një analizë të listë-pagesave ku janë identifikuar 37.331 tatimpagues të cilët ende vijojnë informalitetin e pagave, që pavarësisht njoftimit të parë nuk kanë reaguar.

Për këto biznese, është dërguar një njoftim i personalizuar, për t’i dhënë bizneseve mundësinë e dytë dhe të fundit për të reaguar, në të kundërt do të jenë objekt kontrolli dhe do të përballen me gjobat siç parashikohet me ligj.

Aksioni kundër nëndeklarimit të pagave të punonjësve do të vijojë edhe përgjatë vitit 2025, ku përtej fushatave sensibilizuese, gjobave apo mbylljes së biznesit do të shkohet deri tek bllokimi i pasurive të paluajtshme që biznesi mund të ketë në pronësi. Në fokus të këtij aksioni, ku janë paralajmëruar edhe arrestime, do të jenë sektori i ndërtimit, turizmit, tregtisë dhe transportit, sektorë që kanë pagat më të ulëta të deklaruara në raport me zhvillimin e tyre të viteve të fundit.

Deklarata e plotë e Administratës Tatimore

Në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm (pop up) 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024. Mesazhi kishte në fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e tatimpaguesve për deklarim të saktë në listëpagesat e tyre deri më 20 tetor, datë që përkonte me dorëzimin e deklaratës së listëpagesës për muajin shtator.

Pas këtij njoftimi për nismën e qeverisë shqiptare kundër informalitetit të pagave, me pasoja në pensionet e qytetarëve, Administrata Tatimore analizoi mbi bazën e riskut të gjitha listëpagesat e deklaruara për të identifikuar tatimpaguesit, që kanë reflektuar dhe tatimpaguesit me riskun e mosdeklarimit real të pagave. Si rezultatet i kësaj fushate, 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar në deklaratatat e listëpagesave të tyre, pas njoftimit të parë të Administratës Tatimore, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh.

Gjithashtu për muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka arritur një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve, duke grumbulluar 819 milionë lekë ose 6% më shumë se plani i parashikuar. Pas rezultateve të arritura nga analiza e të gjitha listëpagesave të deklaruar në muajin tetor 2024, Administrata Tatimore ka identifikuar 37.331 tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave, ata të cilët pavarësisht njoftimit të parë nuk kanë reaguar ende.

Për këto 37.331 tatimpagues, DPT ka dërguar një tjetër njoftim (pop up), këtë herë të personalizuar, për ti dhënë bizneseve mundësinë e dytë dhe të fundit për të reaguar, në të kundërt do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi në zbatim të sipas Ligjit 9920/2008, ‘Për Procedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqiperisë’ i ndryshuar”.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SRa: 07/11/2024 19:41

    Me vjen shum keq per ket qeveri qe esht kujtuar kaq von se kan be qejf pronaret me puntoret e shkret ktu eka fajin shteti se duhet te vendosi pag minimale 800 qind me gjith keto taksa e kto ngritje te ushqimeve po shyqyr qe kemi grosh dhe ja dalim terhana mengjes grosh mengjes drek dark dhe jemi ne regull ne populli i shkret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Zaçajt, Bardhi në Kuvend: Ta thërrasim në seancë, të deklarojë se kush po i bën presion!

Mandati i Zaçajt, Bardhi në Kuvend: Ta thërrasim në seancë, të deklarojë se kush po i bën presion!