Aksioni në Shkodër, gazetari Simon Shkreli: Më dhunoi RENEA në sy të familjes! Policia: Kemi nisur verifikimet

Aksioni në Shkodër, gazetari Simon Shkreli: Më dhunoi RENEA në sy të familjes! Policia: Kemi nisur verifikimet

Simon Shkreli

1641505750_SimonShkreli.jpg

Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic thuajse në të gjithë vendin këtë mbrëmje. Teksa kërkonin për të çuar pas prangave personat e rrezikshëm, gazetari Simon Shkreli përmes një statusi në rrjete sociale pretendon se është dhunuar nga forcat speciale në kohën kur po filmonte aksionin. Ndër të tjera Shkreli shprehet se ai është dhunuar në sy të familjes së tij. 

“Sonte teksa kthehesha në shtëpi me dy fëmijet e mij. Forcat Speciale RENEA po kryenin kontrolle në zonën e Kryqëzimit të Ish-Degës së Brendeshme. Ndërkohe unë nxorra telefonin dhe po filmoja. Nderhynë forcat Renea dhe thanë mos filmo. Unë nxorra bexhin e gazetarit dhe ju thash jam gazetar. Prezent ishte edhe Drejtori i Policisë Shkodër Hamdi Fjora dhe shefi i komisariatit Paulin Çupi. Drejtori Fjora më thirri afër makinës së tij dhe unë u afrova. Drejtori Fjora më tha: Nuk të njohin. Unë i thashë s'kanë nevojë të më njohin sepse kam bexhin. Aty një nga efektivët e RENEA më thirri në emer dhe më tha mos bërtit. Unë nuk bërtas dhe jam në punën time. Plus që jam me dy femijë. Aty më kapi njëri nga krahu dhe më tha ik se je me familje o by*q*r se të tregojmë ne. Dhe tjerti më kapi nga gjoksi dhe më hoqi bexhin e gazetarit. Në ato momente forcat RENEA u larguan.”-shkruan Shkreli.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Shtetit e cila shprehet se ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.

"Mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni kontrolli nga forcat speciale policore në Shkodër, ka ndodhur një incident me gazetarin Simon Shkreli, i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke filmuar me celular është penguar të kryejë detyrën e tij.   Lidhur me këtë incident, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të rritur parametrat e sigurisë në vend, përfshirë kontrollet për të kapur personat që qarkullojnë të armatosur apo që posedojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.  Duke vlerësuar fort rolin e medias në informimin e publikut dhe duke kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve për të qenë bashkë në misionin për më shumë siguri, Policia e Shtetit dënon çdo akt dhe do të marrë masa për çdo kapërcim në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, lidhur me këtë incident edhe SHÇBA ka nisur verifikimet. Gazetari Shkreli ndodhet në ambientet e shërbimit, për të dhënë deklaratën e tij."-shprehet Policia e Shtetit në deklaratë.

 


Lajmi kryesor:

Ngjarjet kriminale, RENEA kontrolle blic në të gjithë vendin! Disa të shoqëruar në Elbasan dhe Shkodër! Aksion i befasishëm edhe në Vlorë pas atentatit ndaj të riut (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja