Aksioni në Shkodër, polica: Siguruam prova të reja për rrëmbimin e Jan Prengës

Aksioni në Shkodër, polica: Siguruam prova të reja për rrëmbimin e Jan Prengës

1580378511_shkod1.jpg
Policia njofton se gjatë aksionit të zhvilluar gjatë natës në Shkodër janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrëmbimit në Kamëz të Jan Prengës i cili humbi jetën nga dhuna, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

Sipas policisë gjatë operacionit të koduar 'Resorti' dhe të zhvilluar orët e vona të natës në Shkodër janë kontrolluar banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura, dhe pikërisht në to janë siguruar edhe provat që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Kamëz.

Njoftimi:

Në vijim të operacionit "Resorti", Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale Renea dhe DVP Shkodër, ka vijuar kontrolle të pandërprera, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, si dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së shtetasit J. P.

Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë  e Tiranës, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje.


Lajmi kryesor:

Blic në Shkodër për 'kokat' e rrëmbimit të Prengës! Trupi kërkohet në Ishëm e Erzen, kamerat e garazhit të 'Golden' fiksuan dhunën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore