Blic në Shkodër për 'kokat' e rrëmbimit të Prengës! Trupi kërkohet në Ishëm e Erzen, kamerat e garazhit të 'Golden' fiksuan dhunën (VIDEO)

SHKODËR- Të paktën dy persona anëtar të familjes Doçi nga zona e Shalës në Theth janë shoqëruar pas një aksioni të organizuar në orët e vona të natës nga RENEA për të arrestuar persona që mund te jenë të përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur me 17 janar, ku në Kamëz u rrëmbye Jan Prenga. Në operacion kanë marrë pjesë FNSH dhe Frocat Operacionale të ardhura nga Tirana, ndërkohë që mësohet se të shoqëruarit dyshohet të jenë trafikantë droge që mund të jenë përfshirë në organizimin e rrëmbimit të Jan Prengës, ku ky i fundit sipas policisë ka ndërruar jetë nga dhuna ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. 

Deri më tani janë 5 persona të arrestuar dhe 8 të tjerë të shpallur në kërkim për rrëmbimin e dhunshëm të Jan Prengës, ndërsa tre prej të dyshuarve janë si pjesë e bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër të cilët rezultojnë se janë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Tre kokat e shpallura në kërkim janë Altin Hajri nga Shijaku, M.Bajri nga Shkodra dhe D. Rexhepi nga Vlora, të cilët dyshohet se kanë kryer krimin mafioz duke vrarë Jan Prengën, baba të 5 fëmijëve. Burime nga Prokuroria  thanë për Shqiptarja.com se emrat e tyre dalin në përgjimet e bisedave mes familjarëve të Jan Prengës, djalit të tyre në Angli Astrit Prenga dhe disa prej anëtarëve të grupit Hajri në Shijak. D.Rexhepi, monitoron dhe kontrollon linja të trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të disa vendeve të Bashkimit Europian, ku dyshohet se bashkëpunonme M.Bajrin nga Shkodra dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

Grupi kriminal që vepron në disa shtete të Europës, qëllimin kryesor ka pasur mbajtjen peng të Jan Prengës, njërin nga 4 vëllezërit Prenga, ku synimi ishte për t'i bërë presion Astritit, korrierit të tyre në Angli, për të nxjerrë sasinë e drogës prej 283 kg kokainë, që ky i fundit mbante peng dhe nuk e tregonte destinacionin se ku e kishte çuar.

Grupi kriminal që vepron në disa shtete të Europës, qëllimin kryesor ka pasur mbajtjen peng të Jan Prengës, njërin nga 4 vëllezërit Prenga, ku synimi ishte për t'i bërë presion Astritit, korrierit të tyre në Angli, për të nxjerrë sasinë e drogës prej 283 kg kokainë, që ky i fundit mbante peng dhe nuk e tregonte destinacionin se ku e kishte çuar.

Për pengmarrjen e Jan Prengës dy ditë më parë u vunë në pranga 5 persona, vëllai, babai, kushëriri dhe shoku i Altin Hajrit, ku i fundit në kërkim, të cilët pas rrëmbimit dyshohet që në bashkëpunim me njëri-tjetrin ta kenë çuar Jan Prengën në resortin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut, ku sipas kamerave të sigurisë, dyshohet edhe ta kenë nxjerrë të pajetë. 

Foto gjatë aksionit policor në Shkodër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Prokuroria e Tiranës letërporosi urgjente autoriteteve britanike: Ndaloni Astrit Prengën

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër-porosi urgjente autoriteteve në Britaninë e Madhe ku kërkon që të ndalojnë Astrit Prengën, vëllain e Jan Prengës, i cili ishte korrier në Angli i bandave të trafikut të kokainës të Vlorës, Shijakut e Shkodrës. organi i akuzës në SHqipëri kërkon që përmes dëshmisë së Astrit Prengës të zbërthejë të gjithë grupet kriminale në vendin tonë, veçanërisht rolin e tyre në pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës pas prishjes së pazareve të drogës të vëllait të tij me vëllezërit Hajri dhe grupet bashkëpunëtore kriminale.

Ora 11:14
Prenga u godit me thikë dhe u rrah në garazhin e 'Golden', e mbështollën trupin dhe e futën në furgon...Kush janë autorët me lopata?!

TIRANE - Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mundur të shohë kamerat e sigurisë të kompleksit 'Golden' më saktë ato të vendosura në garazhin e resortit, të cilat kanë fiksuar të gjitha veprimet e grupit të rrëmbyesve të Jan Prengës, dhunën ndaj tij derisa e vranë dhe i nxorrën trupin e pajetë nga Kompleksi i ndodhur në Shijak. Teksa policia ende kërkon trupin të 49-vjeçarit të rrëmbyer në Kamëz më 17 janar me një Range Rover të bardhë, Report Tv ju sjell të gjithë dinamikën e ngjarjes. 

Jan Prenga është rrëmbyer nga disa persona, dhe është futur në automjetin furoristradë Range Rover (të vjedhur një këngëtareje të njohur në datë 26 nëntor) i cili më tej u dogj në fshatin Shkallnur të Durrësit.  Grupi kriminal e ka marrë Prengën dhe e ka çuar në kompleksin 'Golden' në pronësi të Altin Hajrit dhe Bajram Hajrit, ky i fundit i arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij Altin Hajri, është shpallur në kërkim. Hyrja e Range Rover ne kompleksin Golden u fiksua nga kamera e sigurisë të një hoteli afër.

Brenda kompleskit Golden kamerat e sigurisë tek garazhi kanë fiksuar të gjitha veprimet e dhunshme të bashkëpunëtorëve në këtë krim të rëndë. Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resort, e kanë zhveshur dhe e kanë lidhur në një karrike ku e kanë torturuar. Pasi qëndron aty për disa orë duke u dhunuar nga bashkëpunëtorët, pamjet tregojnë që ata e nxjerrin trupin e pajetë të tij të mbështjellë ndoshta me plastmas dhe e fusin në një furgon të bardhë. Në furgon, sipas pamjeve që REPORT TV ekskluzivisht ka parë, futen edhe disa persona me lopatë, të cilët ende nuk janë identifikuar dhe dyshohet se pikërisht këta persona të kenë groposur trupin e pajetë të Jan Prengës.

Pas kësaj skene, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet kur bashkëpunëtorët në krim, nisin të pastrojnë ambientet ku u mbajt Jan Prenga, për të larguar të gjitha gjurmët dhe njollat e gjakut si pasojë e goditjeve të shumta të ushtruara ndaj tij. Nga ajo se çfarë shihet në pamje, Jan Prenga është përleshur me pengmarrësit, ndersa dyshohet se ne fazën e rrembimit, ndoshta kur ishte ende brenda Ranger Rover, Prenga është qëlluar edhe me thikë, ku nga hemoragjia ka gjetur vdekjen. 

Deri në përfundim të hetimeve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës të marrë peng më 17 janar nga një grup kriminal, gjyqtari Sokol Tona ka vendosur sekuestro preventive të resortit "Golden", ku u vra 49-vjeçari, ndërsa trupi ende nuk i është gjetur. Kërkimet për trupin e Jan Prenges po kryhen edhe në lumin Erzen dhe vijën bregdetare nga Kavaja deri në Ishëm, me polumbarë dhe qen nuhatës, raporton gazetari Arsen Rusta.

Kamerat në garazh janë të vetmet që kanë dokumentuar praninë e Jan Prengës në resort pak pasi është rrëmbyer në Kamëz më 17 janar. Vetëm pas 8 ditëve hetuesit kanë mundur të identifikojnë të dyshuarit pasi kanë vënë në përgjim numrat e tyre dhe telefonatat e Astrit Prengës, vëllait të Jan Prengës që ndodhet në Angli, me disa shokë.  Ai ka përmendur emrat e vëllezërve Hajri dhe ka kërkuar lirimin e vëllait të tij. Astrit Prenga është korrier i grupeve kriminale të trafikut të drogës nga Vlora, Shijaku dhe Shkodra, të cilët i rrëmbyen vëllanë në Kamëz pasi ai nuk dorëzoi 283 kg kokainë në Angli, në formë presioni për të marrë më shumë lekë prej bandës për punën e bërë. Droga dyshohet qe kiste ardhur nga Ekuadori ne Angli për llogari të grupit shqiptar.

Prokuroria ka firmosur 11 urdhër arreste, nga të cilat 5 janë ekzekutuar nga policia, ndërsa 6 persona rezultojnë ende në kërkim, mes tyre edhe kokat e organizatës. Nga hetimet, dhe mandat arresti i siguruar nga Report Tv, rezulton se i dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës është vëllai i Altin Hajrit, Leonard Hajri, tashmë i arrestuar, edhe pse vet ai nuk ka pranuar akuzat. Në resortin në pronësi të vëllait të tij dhe babait, Altin dhe Bajram Hajri, nga kontrolli me vendim gjykate, u gjetën tre pistoleta si dhe prova të tjera materiale të vlefshme për hetimin.

Tre kokat e shpallura në kërkim janë Altin Hajri nga Shijaku, M.Bajri nga Shkodra dhe Dritan Rexhepi nga Vlora, të cilët dyshohet se kanë kryer krimin mafioz duke vrarë Jan Prengën, baba të 5 fëmijëve. Burime nga Prokuroria  thanë për Report TV se emrat e tyre dalin në përgjimet e bisedave mes familjarëve të Jan Prengës, djalit të tyre në Angli Astrit Prenga dhe disa prej anëtarëve të grupit Hajri në Shijak.

Dritan Rexhepi është një emër i njohur për autoritetet kombëtare e ndërkombëtare. Ai monitoron dhe kontrollon linja të trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të disa vendeve të Bashkimit Europian, ku dyshohet se bashkëpunonme M.Bajrin nga Shkodra dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

1580216808_janprengafoto001.jpg

Jan Prenga

Procesverbali i arrestimit te Elton Hajrit
Ora 11:00
Aksioni në Shkodër, polica: Siguruam prova të reja për rrëmbimin e Jan Prengës

1580378511_shkod1.jpg
Policia njofton se gjatë aksionit të zhvilluar gjatë natës në Shkodër janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrëmbimit në Kamëz të Jan Prengës i cili humbi jetën nga dhuna, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

Sipas policisë gjatë operacionit të koduar 'Resorti' dhe të zhvilluar orët e vona të natës në Shkodër janë kontrolluar banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura, dhe pikërisht në to janë siguruar edhe provat që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Kamëz.

Njoftimi:

Në vijim të operacionit "Resorti", Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale Renea dhe DVP Shkodër, ka vijuar kontrolle të pandërprera, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, si dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së shtetasit J. P.

Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë  e Tiranës, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje.

Ora 10:19
Detajet/ Aksioni 'blic' i RENEA-s në Shkodër, në Bardhaj dyshohet se fshihen tre persona të kërkuar për rrëmbimin e Jan Prengës

1580376127_report.jpg
Tre persona të shpallur në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzës, dyshohet se fshihen në Shkodër, në fshatin Bardhaj. Kjo ka bërë që RENEA, FNSH dhe Frocat Operacionale nga Tiranë të zbarkojnë rreth orës 21:00 në Shkodër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se këto struktura të policisë brenda 24 orëve kanë bërë dy operacione, ndërkohë që kanë shoqëruar disa persona që më pas i kanë marrë drejt Tiranës.

Aksioni për shoqërimin e personave në fjalë bëhet e ditur se ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit ndërsa ka përfunduar në orën 05:00. Në operacion kanë qenë të paktën 8 furgon të FNSH dhe 4 autoblinda të RENEA-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/01/2020 22:33

    Per shtetin ky koment te hetoje te gjithe ndertimet e medha

    Përgjigju
  • Gazetar leshi: 30/01/2020 21:49

    Sqenka Bajri qenka Bleta. Mos nxirrni mbiemra kot

    Përgjigju
  • Sara: 30/01/2020 15:52

    Mafia ka zaptuar qeverine.Me vjen keq per policet e gjore qe dergohen mish per top nga qeveria per te bere show mediatik.Kokat e mafias jan kokat e shtetit.I vetmi shpetim eshte emigrimi

    Përgjigju
  • UJKU I ROSKOVEZIT: 30/01/2020 13:29

    JAM I SIGURTE NGA VEPRIMTARIA E TYRE KRIMINALE KURE TE GJEJNE KUFOMEN E KETI TE SHKRETITIT ME 5 FEMIJE.po te kerkojne mire ne ate teritore munde te gjejne dhe te tjere qe kane humbure dhe si gjejna dote ,vetem hasta lavista i sgjithe keto pune ,polizia veshtire ti sgjedhine.......vetem kanunin i sgjidhe

    Përgjigju
  • Selenice: 30/01/2020 13:07

    Ku ka gjera te keqija e batake ka gjithnjë te perzjere vlonjëtë

    Përgjigju
    • Risilia: 30/01/2020 22:15

      Ore po ça te ka gjete me Vlonjatet aman!?

  • Sazani: 30/01/2020 12:48

    Qenkeni shumë demokrate dhe të qyteteruar ju të policise të vitit 2020 qe keni edhe kamera qe siç thoni ju qe fiksuan dhunen dhe kerkoni andej këndej neper lumenj?! Hahahahahaha! Ore po të ishte viti 1980 dmth policia e Enver Hoxhes, për 5 min kriminelet do e kishin treguar vendodhjen. Kaq! Hahahaha!

    Përgjigju
  • Hasta la vista: 30/01/2020 12:25

    O shqipni e mjera shqipni..nese esht ashtu siq flitet qe vellaj kti ju ka vjedhur 283kg kokaine ketyre individve ati i mjaftojn vetem te shese 183 kile dhe te vazhdoje ti vrase nje nga nje te gjith ata qe kan marr pjes ne rrembimin vrasjen dhe zhdukjen e kufomes se vllajt pasi te ket mbaru pun me autoret e vertet tja nise tek te afermit e tyre saqe urrejtja mos te ket te ndalur dhe 100kg tjeter ta investoje per te largu nga shqipria njerzit e ti te afert dhe jetes te vet ti thot hik pjerdhu qe nga momenti qe esht rremby dhe tortoru i vllaj akoma pa u vra dhe zhduk kufoma

    Përgjigju
    • Sali Berisha: 30/01/2020 14:01

      Ose shfaroset vete. Nuk ban me vjedhe kokainen, te vrasin me gjithe cka ke dhe sta qan kush hallin. Regullat jane rregulla.

    • Haha: 30/01/2020 13:27

      Hajde koment hajde njerezit duan te jetojn ne qetesi dhe harmoni ti thua te vazhdojn luften ..ska par njeri hajer nga lufta o z.komentus ,mos e ushqe veten me te tilla mendime se vjen nje dit dhe te kthehen qoft edhe mbas 20 vjeteve edhe larg shqiperis qoft te gjejn .. me vjen keq per ate qe iku dhe i qoft dheu leht..

  • Bobi: 30/01/2020 10:26

    Prap kto Bajri?

    Përgjigju
    • anonim: 19/05/2020 21:03

      jan docajt me lidhje mat forta se docajt kan drejtu grupin e vlors e t shijakut

    • Per orin: 30/01/2020 14:10

      Pse kaq shume njohje kane? Kaq te fuqishem jane? Te jene te tille dilnin prej burgu

    • Ori: 30/01/2020 12:30

      Po. Jane shume keto. Kane shoke nga veriu deri ne jug.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer