Kështu, nga 788 subjekte tregatre që ushtrojnë aktivitetin në plazhin e Velipojës, 627 prej tyre janë debitorë të energjisë elektrike, ndërsa prej këtyre te fundit vetëm 45 abonentë kanë lidhur akt- marrëveshjen me OSHEE- në.
Ky fakt vertetohet nga administrator i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Cela, i cili së bashku me inspektorët e OSHEE-së zbarkuan në Velipojë për ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjitha bizneseve debitore.
Sipas Celes me 80% të subjekteve tregtare që nuk paguajënë energjinë elektrike, Velipoja është ndër zonat më problematike ne këtë aspekt.
Aksioni i OSHEE-së kundër abonentëve që spaguajne energjinë elektrike do vijojnë edhe edhe zonat e tjera te Shkodrës. Është zgjedhur pikërisht ky moment për nisjen e këtij aksoni pasi në muajt e verës ka përqëndrim më të madh të konsumatorëve pranë këtyre zonave.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
