Ish-kandidatja demokrate për Presidente, Kamala Harris ka kritikuar ashpër Presidentin Donald Trump, pas operacionit të SHBA-së në Venezuelë, ku u kap udhëheqësi Nicolas Maduro.
Sipas mediave të huaja, Harris ka thënë se Trump dhe operacioni në Venezuelë "nuk e ka bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të përballueshme".
Harris, e cila humbi ndaj Trump në zgjedhjet e fundit, tha se aksioni i SHBA nuk kishte të bënte me "drogën apo demokracinë", por me "naftën dhe dëshirën e Donald Trump për të luajtur rolin e njeriut të fortë rajonal".
Ajo shtoi: “Presidenti po i vë trupat në rrezik, po shpenzon miliarda, po destabilizon një rajon dhe nuk ofron asnjë autoritet ligjor, asnjë plan daljeje dhe asnjë përfitim në vend.”
Kujtojmë se nga ana tjetër Trump e cilësoi aksionin për kapjen e Maduros si një sukses të jashtëzakonshëm, që sipas tij nuk ishte arritur kurrë më parë në atë shpejtësi kohore.
Lajmi kryesor:
Donald Trump: Kemi nën kontroll Venezuelën! Gati për një mision edhe në Kolumbi/XI Jinping: Veprimet arrogante po ndikojnë rendin global!
Komente











