Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca "nuk po merr pjesë në konfliktin e vazhdueshëm" në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik.
Sipas mediave të huaja, komentet Macron i bëri gjatë fjalimeve në bordin e aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle, duke u kthyer nga Qiproja.
Vendosja e saj në Mesdheun Lindor u bë "për të mbrojtur qytetarët tanë në rajon dhe më shumë se 400,000 qytetarët që banojnë atje", theksoi presidenti francez.
"Për më tepër, prania juaj synon të mbrojë aleatët dhe miqtë tanë, ata me të cilët kemi marrëveshje mbrojtjeje, veçanërisht Qipron", vazhdoi kreu i shtetit francez.
Së fundmi, "misioni juaj do të jetë të koordinoni një operacion më të gjerë, paqësor dhe mbrojtës për të ruajtur lirinë e lundrimit. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për interesat e Francës, për të lejuar rrjedhën e naftës dhe gazit", deklaroi Macron, duke shtuar se lufta në Lindjen e Mesme do të zgjasë "ndoshta disa javë".
Lajmi kryesor:
Lufta në Iran/ Putin dhe Trump zhvillojnë një orë bisedë telefonike, Presidenti i SHBA-së: Konflikti është gati të mbarojë! NATO rrëzon një raketë mbi Turqi











