Në prangat e policisë kanë rënë 9 persona, mes tyre edhe dy efektivë policie, Lirim Lamaj dhe Avdyl Sinanaj.
Sipas policisë, efektivit Lamaj iu gjetën lëndë narkotike në banesë, në fshatin Drithas. Akuzat ndaj policëve janë ato për kultivim kanabisi dhe mosraportim në komisariat për sasinë e lëndëve narkotike në këtë zonë.
Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Një prej tyre është Astrit Lamaj, vëllai i policit të pragosur Lirim Lamaj.
Policët e arrestuar
1- Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.
2- Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Poseduesit e lëndë narkotike të arrestuar
3- Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
4- Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi".
5- Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
6- Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
(Babë e birë, të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).
7- Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (I'u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).
8- Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
9- Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
Sasia e lëndës narkotike në fshatin Llakatund të Vlorës, është kapur gjatë një aksioni masiv të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në luftën kundër drogës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com