Aksioni opozitar kundër Metës
 PD nis protestat e përditshme

Aksioni opozitar kundër Metës<br /> PD nis protestat e përditshme
TIRANE -  Ashtu siç edhe paralajmëroi Partia Demokratike nisi aksionin e saj të protestave të përditshme për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Me parulla në duar dhe nën thirrjet “Meta ik”, militant të Partisë Demokratike, anëtarë të Forumit Rinor demokrat dhe deputetë të kësaj force politike protestuan para kryesisë së Kuvendit, ndërsa zhvilloheshin mbledhjet e komisioneve parlamentare.
 
Protesta u parapri nga braktisja e diskutimit të projektligjeve në komisione nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët pasi këmbëngulën në largimin e Metës nga drejtimi i parlamentit, iu bashkuan protestës. Ky aksion opozitar vjen pas akuzave publike që deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi artikuloi ndaj kryeparlamentarit si urdhërues të vrasjes së tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi
 
Numri dy i Partisë Demokratike Arben Ristani tha se protestat do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë ndërsa të enjten do të përqendrohen para Parlamentit, derisa kryetari i Kuvendit Ilir Meta të japë dorëheqjen. 

“Kjo është një formë e protestës sonë për të treguar që ky parlament nuk mund të funksionojë normalisht me kreun e tij i cili akuzohet për porositjen e dy vrasjeve, nuk është situatë normale, është e rrallë, situatë që nukka ndodhur kurrë dhe po ndodh për fat të keq në vendin tonë që nuk e meriton. Ne po mundohemi që drejtësisë t’i krijojmë kushtet që të punoje e pavarur dhe e pandikuar, drejtësia nuk mund të punojë e pavarur duke u kthyer në estradë siç përpiqet ta kthejë kreu i parlamentit. Meta do të japi dorëheqjen sepse populli do ta detyrojë ta bëjë një gjë të tillë, ne do të protestojmë jo vetëm në Tiranë po në gjithë Shqipërinë derisa ta detyrojmë të japi dorëheqjen, të enjten protesta do të jetë jashtë parlamentit dhe ne brenda parlamentit. Meta për ne nuk është më aty po nuk duhet të jetë as për shumicën e parlamentit”, u shpreh Ristani.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë