Aksioni për pastrimin e Tiranës
Veliaj u dërgon letër qytetarëve

Aksioni për pastrimin e Tiranës<br />Veliaj u dërgon letër qytetarëve
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës, që të premten e ardhshme, më 4 shtator, të bëhen pjesë e aksionit të madh për pastrimin e qytetit.  Ai ka nisur dje pasdite një letër familjare në çdo shtëpi, ku dhe u kërkon banorëve të Tiranës që t'i bashkohen luftës kundër zhulit, duke kontribuar vullnetarisht në një ditë të vetme.

“Unë dëshiroj t’ju ftoj edhe ju të na jepni një dorë në këtë përpjekje duke na u bashkuar në Aksionin Qytetar për Pastrimin e Qytetit, në datë 4 Shtator. Angazhimi juaj në këtë ditë, duke ndihmuar për pastrimin e rrugës apo lagjes tuaj, është garancia më e mirë për një qytet të pastër e të jetueshëmpër të gjithë. Duhet veç një palë doreza, një qese e shumë dashuri për Tiranën tonë”, shprehet Veliaj në letrën e vet dërguar qytetarëve.

Më tej në këtë letër kryetari i bashkisë i ofron qytetarëve edhe numrin e telefonit të administratorit të Njësisë Administrative, për ti shprehur çdo problem dhe shqetësim që ata kanë me mbarëvajtjen e punëve të lagjes së tyre. Po ashtu Veliaj në këtë letër ka vendosur  edhe numrin e vet të telefonit, ku qytetarët, me anë të mesazheve të shkruara, mund të shprehin pakënaqësitë e tyre në rast se administratori i Njësisë përkatëse nuk i ka dhënë zgjidhje problemeve që mund të kenë.
 
Më poshtë letra e plotë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaju ka dërguar qytetarëve të Tiranës:
E nderuar familje e Tiranës,
Gjatë këtij muaji të parë kemi nisur nga puna për ta rikthyer Tiranën në normalitet, duke filluar nga ato ndërhyrje që i kemi konsideruar si më urgjentet – pastrimi, transporti publik e hapësirat publike. Natyrisht, në kaq pak ditë veç sa kemi gërvishtur sipërfaqen e problemeve me të cilat përballet qyteti ynë. Por unë besoj se të gjithë bashkë po tregojmë ditë pas dite se aty ku ka dëshirë për të punuar dhe mbështetje nga qytetarët, nuk ka asgjë të pamundur.
Një ndër nismat tona më të rëndësishme të këtyre ditëve është ajo për pastrimin e qytetit. Po bëjmë maksimumin për të garantuar një qytet të pastër me moton #LufteZhulit. Ua kemi bërë të qartë kompanive të pastrimit se rinovimi i kontratave të tyre do të vendoset mbi bazën e anketimeve qytetare, ku ju do të vlerësoni me notë punën e kompanive. Shumë prej jush na e kanë pohuar diferencën positive.
Por unë dëshiroj t’ju ftoj edhe ju të na jepni një dorë në këtë përpjekje duke na u bashkuar në Aksionin Qytetar për Pastrimin e Qytetit, në datë 4 Shtator. Angazhimi juaj në këtë ditë, duke ndihmuar për pastrimin e rrugës apo lagjes tuaj, është garancia më e mirë për një qytet të pastër e të jetueshëm për të gjithë. Duhet veç një palë doreza, një qese e shumë dashuri për Tiranën tonë.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat