Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave piublike, i shtrirë në të gjithë vendin prej disa muajsh.
Kësaj radhe kreu i qeverisë ka pasqyruar aksionin në Durrës, ku Lagjia 4 "është liruar dhe po i nënshtrohet rehabilitimit, për t’u vënë sërish në shërbim të qytetarëve".
“Një hapësirë e zaptuar në Lagjen 4 është liruar dhe po i nënshtrohet rehabilitimit, për t’u vënë sërish në shërbim të qytetarëve
![]()
Vijojmë angazhimin për t’i rikthyer komunitetit hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, duke garantuar ambiente të hapura, funksionale dhe të aksesueshme për të gjithë”,- shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Komente










