Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po qarkullojnë në WhatsApp dhe që synojnë t’u marrin të dhënat e llogarive në përdorim .

1767021640_60630687815632317452102048716194174900088955n.jpg

Sipas AKSK-së, qytetarët po marrin mesazhe që duken sikur vijnë nga WhatsApp ose institucione zyrtare dhe u kërkojnë kode verifikimi ose i drejtojnë drejt faqeve të rreme. Nëse klikohen këto linqe ose jepen kodet, mashtruesit mund të marrin menjëherë në kontroll të gjitha llogaritë në telefonin tuaj. 

Autoritetet këshillojnë qytetarët:

  • Mos klikoni linqe të dyshimta

  • Mos jepni kurrë kodet e verifikimit edhe nëse mesazhi duket zyrtar

  • Kontrolloni pajisjet e lidhura në WhatsApp (te “Linked Devices”)

  • Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA) për më shumë siguri

AKSK u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë, pasi vigjilenca personale është mënyra më e mirë për të shmangur mashtrimet online.