Berisha ka vijuar akuzat për Portin e Durrësit ku sipas tij Basha dhe Ramaka shkrirë aksionet për t’i bërë gjëmën shqiptare. Berisha ka publikuar sot letrën e kompanisë gjermane EMS Shipping and Trading me të cilën i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Sipas Berishës kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit dhe se mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim.
“Afera mafioze korruptive më e madhe ndoshta jo vetëm në historinw e Shqipërisë por edhe të Evropës, Porti i Durrësit. Ky projekt bën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale me të cilën shqiptarëve u plaçkitet pasuria numër 1 publike kombëtare e tyre.
Përbën aktin mafioz, në të cilën Rama shkriu aksionet dhe me ish kreun e opozitës, për ti bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik. Përbën aktin dhe kur e them këtë dua të sqaroj se, kur mediat njoftuan se menaxheri i Emar dhe i kompanisë familjare Basha ishte i njëjti person. Ky menaxher doli dhe tha se unë dhashë dorëheqjen nga kompania Basha. I pari unë e besova që dha dorëheqjen, po unë dhe ata që e besuam gabuam.
Ky ishte një mashtrim, se një muaj më vonë ky, dopio menaxher u gjet se vazhdonte detyrën në kompaninë Basha. Pra dopio menaxheri, s’dha dorëheqjen nga Emari.
Dhe, këtu ky përbën një akt shekspirian, në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze, është aspekti i tretë i shëmtuar për marrëveshjen e portit të Durrësit. S’janë vetëm këto, sot, kompania gjermane, EMS shipping and trading GMBIH, e referuar më tej si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania, ka një kontratë 35 vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi mbi 15 mln euro. Kompania, i drejtohet parlamentit dhe i thotë, ne kemi shqyrtuar projektligjin në faqen zyrtare. Projektligji bie ndesh me kontratën e koncensionet të EMS. Kompania konstaton se binomi Rama-Balluku vetëm mashtrojnë. Kompania thotë nënshkrimi i marrëveshjes kuadër dhe i anekseve të saj do të sjellë përfundimin e kontratës para afatit të saj 35-vjeçar”- tha Berisha.
Lajmi kryesor: